Simulim
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 17, 2020
- 1 min read

Simulim Astrit Lulushi A do të bëhet Shqipëria? Më shumë se një shekull që nga formimi, njerëzit brez pas brezi ende pyesin, si për të ngushëlluar veten sepse përgjigjia është e qartë. Pas ushqimit me nacionalizëm e ideologji tani villet, duke ndotur çdo ide të pastër. Gjithnjë në ankth paditë pagjumë pashpresë, i stisur artificial, gënjeshtar ordiner, tregtar politik, mashtrues, karikaturë pa maskë, që synon të zërë vendin në krye për të zhvatur, si udhëqës që kurrë nuk jep. Sa ka botëkuptimin aq edhe zemrën, të ngushtë. Rrëmben kryesinë për të marrë e përfituar për vete dhe jo ndryshe, të japë. Simulant në realitet që merr pamjen e tij, të simuluar, me heshtje torturuese a lajme boshe, prandaj policë e burgje shtohen. Të gjitha janë vepra të frymëzuara nga urrejtja, mburrja, arroganca, nuk janë detyra, pavarësisht çfarëdo dhimbje e vetëflijimi që mund të përfshijnë. Ajo që është për të dëshiruar nuk është simulimi as skenat me drita marramendëse. Një kozmopolitizëm i tillë me mungesa të karakteristikave kombëtare është rezultat i humbjes, jo i fitimit.
Comments