Simbol
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 13, 2021
- 1 min read

U përkushtuan poetët mbas qiellit,
luleve, yjeve, diellit, erës…
dhe nuk mbeti asgjë t'i vishja vargut tim…
Gjeta shoqëri tek gjembat,
duke kërkuar misionin e tyre mbrojtës.
Shoke te ngushte u bëme
dhe ata më dhuruan pa asnjë shkëmbim,
pashaportën e fisit të tyre.
Më bëhen mburojë ndaj lëvdatave,
çmimeve të rremë, vlerave pa vlerë, dipllomave fallco,
podiumeve të kalbur, ndriçimit pa dritë
dhe nga dashuritë parfumuar me jargë përqafimesh…
Le të jem gjemb, thashë:
Jetës do ti vesh vetem blerim:
gjethe, jeshil , ngjyra, frymë, sythe…
Bukuria,
ferrat ka ushtarë të parë…
Edhe mua,
gjembaçin!
7 Janar 2021
Luan Xhuli,Athine
Xing.
Miku im Luan. E lakmoj pozicionin që keni zgjedhur. Ndërsa poezia edhe vetëm për idenë që përcjell, meriton vëmëndje se ka brënda sinqeitet dhe mënçuri. Urime! / Xing.