
SIKUR
Nga Fatmir Terziu
Sikur të zgjohej Bota.
Sikur … të ngrihej Penelopa …
…. sikur?!
Të endnim pëlhurën e saj me gjarpërinjtë
në teh të dashurive
Fjala,
do të endte papushim edhe gratë
edhe vajzat
edhe bukuritë
edhe të larat e të palarat
dhe ne bashkë me stinët do të vrisnim dimrat,
ditë për ditë,
që të kishim mes nesh pandashëm
gjarpërinjtë.
STUKO
Më kot detyroj heshtjen të bëhet sinfoni e gjatë.
Më kot.
Fjalët janë si një mur i thatë
mbi shpatullat e fjalës peshojë e durimit
zbraz vetminë e ngjizjes,
e unë bëj stuko,
të mufas metodën e pritjes.
Pëlhurë endin gishtat e diellit
në miliona vite,
librave të Shenjtë
flasin për rrënjët e humanizmit,
dashuritë kanë dalë nudo në ankand
në pësëqind palë të lëkurës
e unë?! Vazhdoj të bëj stuko
për të rizgjuar leximin e turmës
e turma më sillet vërdallë
dhimbja është e bardhë – e gjatë
thjesht …thjesht STUKO.
Comments