top of page

SI TESTAMENT


U KTHEVA,O MALE TË VENDLINDJES Ju male të vendlindjes, Të palëvizshëm halorë, Si trupi im mëkuar burimëve, Veshur me peisazhe kristalor; Mbuluar me brucën e bariut, Zhytur mbrëmjeve të ngrysura, Qullur prej lotësh e shiut.

Ju lashë të madhërishëm, Si zemrën e mikes bareshë, Rojtarë kujtimesh lëna pas, Mes horizontesh Gurë shtigjesh, Toponime të vëndit Atllas, Shtrojerë e ditëve të përditëshme.

Ju lashë male, Mes një flladi të fresket, Ditëve të zymta të papunësisë, Shtigjëve të botës u enda pa gunën tënde, Pa shtrojerën tënde, mes mërzisë.

U ktheva male të vendlindjes!... Në gjirin tuaj për tu mikluar, Të rrugëtoj ku nuk mund të ecja, Të puth çdo truall, Ku nuk mund të buzëqeshja. 1999-2020

SI TESTAMENT Sa jam gjallë më duaj, Në punë e jetë nderomë, Në iksha mos vuaj Se s'kam për të dëgjuar.

Në udhë të gabuar qortomë Jo fshehtas, pa mllef, si në sini!... Sa jam gjallë dënomë, E çdo qelizë të më dërsijë.

Siç është kjo botë lanete E pangopur me këngë e valle, Mos kërko jetë tjetër për vete, Jetoje jetën,sikur s'ikën fare.

MJEGULLA E FERRARËS Kur netëve në mërgim Klithmë e sorrave mbi pjergul Më zgjojnë, Mjegull e Ferrarës E mbyt çdo gjë në verbim; Makthet e shpirtit më kaplojnë, Trishtimi më mbyt për atdheun tim. 2019

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page