top of page

Si sot 30 vjet më parë



Lulzim Basha, Kryetar i PD

Si sot 30 vjet më parë, Rilindja Demokratike themeloi shtypin e lirë shqiptar, duke zyrtarizuar të drejtën për të thënë të vërtetën siç është, jo siç e impononte regjimi komunist.

Udhëtimi RD-së që shënoi dhe rrugëtimin e medias së lirë në këto 30 vite ka qenë rrugë jo e lehtë dhe përpjekje e vazhdueshme për të ruajtur parimin mbi të cilin duhet të funksionojë një media në demokraci: lirinë e fjalës!

Historia e 3 dekadave të shtypit të lirë në Shqipëri ka dëshmuar qartë se çdo betejë mes pushtetit dhe medias është fituar nga kjo e fundit. Liria e fjalës dhe informimit ka triumfuar pavarësisht presioneve të çdo lloji dhe përpjekjeve apo kërcënimeve të pushtetit për të mbytur të vërtetën që publikohet nga media.

Shqipëria është sot delja e zezë e Europës për lirinë e fjalës dhe të shtypit. Raportet e organizatave ndërkombëtare e rendisin vendin tonë të fundit për lirinë e medias. Mediat janë paditur, gjobitur dhe diskriminuar financiarisht. Gazetarët janë burgosur, dhunuar dhe penguar në ushtrimin e profesionit. Mediat janë bllokuar apo mbyllur me urdhër të kryeministrit. Ndërsa shumë gazetarë janë sulmuar në mënyrë të organizuar nga makineria e propagandës qeveritare.

Angazhimi i parë im i parë në funksion të lirisë së fjalës së lirë pas 25 prillit do të jetë anullimi i ligjit të censurës që qeveria në ikje ka përgatitur dhe do ta miratojë pavarësisht kundërshtive të gazetarëve dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shtypit.

Qeverisja e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të punojë ngushtë me gazetarët dhe organizatat për lirinë e medias në për të miratuar statusin e gazetarit në bazë të cilit funksionon sot profesioni i gazetarit në vendet e BE dhe që përcakton qartë rregullat që nga paga minimale dhe mekanizmat mbrojtës nga çdo lloj presioni.

Ne do të punojmë fort që renditja e turpit në raportet ndërkombëtare për lirinë e shtypit në Shqipëri të ndryshojë dhe media shqiptare të renditet aty ku e meriton. Le të jetë ky 30 vjetor, hapi i parë e ndryshimit të madh që do të garantojë standartin europian dhe do t’i japë frymëmarrjen dhe hapësirën e duhur medias dhe gazetarëve.

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page