top of page

Si nuk ke turp Pandeli Majko!


Nga Herion Mesi-

PS ka zyrtarizuar kërkesën për shkarkimin e Presidentit Meta nga parlamenti i vjetër ose nga “parlamenti i idiotëve”.


Ja se ç’shkruhet në kërkesën e PS, ku ka firmosur edhe ish-kryeministri Majko. Dihet se Edi Rama e hoqi nga politika aktive, sepse as deputet nuk u zgjodh për fajin e Kryeministrit, por me sa duket Rama paska patur të drejtë për Pandeli Majkon.

“Me sjelljen e tij, mesazhet drejtuar publikut me qëllim përkrahjen e nxitjen e vetëgjyqësisë, të cilat në Elbasan çuan edhe në humbje jete, terrorit, aktet e dhunës në rrugët e vendit në prag të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, mesazhet dhe sjelljet e intimidimit të votuesve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, forcave të policisë, përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike, çuan në cënimin e imazhit të Shqipërisë në botë dhe cënimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon dhe më gerë”, thuhet në kërkesën e PS.

Një kërkesë pa logjikë juridike dhe pa argument kushtetues, por që bëhet për hakmarrje ndaj Ilir Metës si dhe për të spostuar vëmendjen nga akuzat për blerjen e votave, u firmos edhe nga Pandeli Majko. Ndërsa ish-ministri Fatmir Xhafaj nuk firmosi se ka dinjitet e nuk keqpërdoret nga asnjeri.


Pasi e përdori Fatos Nano, dikur; pasi e keqpërdori Edi Rama deri në poshtërim duke e lenë jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ai prapë nuk ka dinjitet e as pikë ndërgjegje politike. Ai firmos edhe duke ikur me bisht ndër shalë, sepse nuk fitoi si deputet e kur në listë Edi Rama e la nga fundi.

E duhet thënë se “Edi Rama mirë ja bëri që nuk e bëri deputet!

111 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page