Si mirazh me shfaqen te emblat kujtime.
Mendja me flateron shtigjeve te shtegtimit. Po me zgjohen permallueshem endrrat feminore, te cilat i shoh si vegim.Zerin tend te strukur honeve se gjeta me o motra ime. Pergjumet tashme thelle ne zemren time si nje tingull i praruar .U gremisen ditet e bukura ne humnera e hone dhe endrrat bashke me to.Po, dhe agu i mengjesit ka ndryshuar , blerimi eshte vyshkur, ka ndryshuar ngjyre . Rrezet e diellit qe vezullonin aq shume, sikur jane shuar, nuk me ngrohin me. Qielli eshte rebeluar e sjell vec acar e stuhi ne kete bote mistike pa forme e ngjyre...Oh ,shperthim shkendijash malli me vijne , o sa trishtim! Ende klithmat per ty sme jane sosur e mira motra ime , kur me thane " u shua ".Eh cmu shkerrmoq shpirti nen peshen e loteve!
Me ler moter te te shoh nga larg si hije dhe imazhi te shuhet ngadale dhe shpirti im i ngrire si nen akuj te me ngrohet, te frymoj, ...Po qendroj si nje rojtare ne keto nete merzie, prita daten 15 Tetor te te uroj ditelindjen tende, si gjithmone, e paduruar por me kot. Prita te pamunduren qe svjen kurre me.Eja Jeta kur nata stolis qiellin me yje, eja! Eja me shuaj mallin qe as shirat vjeshtak se shuajne dot.Kujtimet do ti ruaj ne heshtje moter , si hije, e une do te mbetem e permalluar ...Sot e tutje ditelindjen tende ndryshe do ta festoj dhe mallin me lot sdo ta shuaj dot.
Rend moter, nder aromat e lulnajave, ne kopshtin e Edenit, rend...!
Comments