SI MBETI MALESHGJONI I MARKAGJONIT


Nga Fritz RADOVANI:



Mirdita e Markagjonve asht një kapitull i nderuem i historisë së Shqipnisë. Janë sot gurt’ e Kullave të Tyne që flasin per heroizmin dhe martirizimin e Asaj Dere, aq të zhytun në gjak dhe në vuejtje nga ma e vogla vajzë e deri tek ma plaku Burrë...

Asht shkambi mbi të cilin u daltue me shkronja t’ arta “Kanuni i Maleve”... Asht ajo gurrë e pashterrshme e Atyne Trojeve, ku Burrat e pashem atje kishin pamje lisit...

Ajo Derë e nderueme me Ato gra e vajza Burrnesha, ishte ndera e Malsisë sonë!

Në rrjellen e ngjarjeve politike Dera e Markagjonve ishte në dukjen e parë të tyne.

Kur Gjoni i Markagjonit ishte i sigurt se Italia fashiste mendon shpejtë me pushtue Shqipninë, Ai shkoi dhe u takue me mretin Ahmet Zogu I, të cilit i tha: “Madhni, italianët po hijnë në Shqipni. Unë nuk e dij kur. Ndreqi punët me Romën, se more në qafë vedin, Shqininë por, edhe ne. Na kallxo shka t’ bajm