top of page

Si i hodha në Vjosë "librat e verdhë" të mësues Hasan Kambellari .

Nga Luçiano S. Hodo


Na ishte dikur nje dite e vitit 1984 ..... Sa u errësua, mora një thes të vjetër. Me duart që më dridheshin futa brenda në thes romanet e ndaluara. Mi kishte dhëne për të lexuar, mësues im Hasani. E rregullova thesin të dukej sikur kishte mbeturina dhe eca tinëz drejt Vjoses. Më kishte kapur një ankth dhe frikë. Hetuesia e kishte marë në pyetje mësuesin që unë e kisha shumë shok edhe pse isha nxënës i tij. Shpesh here mbas mësimit, qëndronim në bibloteken e tij dhe flisnim për romanet, për shkrimtaret.

Atë çast që hodha librat në Lumë, mu duk sikur "mbyta" një pjesë të personazheve, të heronjve që unë i shikoja si idhuj. "Mbyta' ëndrrat e mija, "Donin e qetë", "Lulet e mollës", Novelat ruse .... U pikëllova shumë.

Mbaj mënd ato ditë të "zymta" në qytet. Kishte pllakosur frika dhe ankthi gjithandej.

Çdo mbremje vinte "gazi i degës ". Parkonte tek mapo në qënder si një monster e keqe, që do të merte viktimen e rradhës. Kur largohej mbas mesnate, qytetaret e lehtesuar thoshnin; - Shyqyr që iku. Nuk mori njeri sot ! Por në vazhdim ai mori .. Nderpreu udhen e karieres të mësuesit disident Hasanit dhe shumë intelektualëve të tjere. Shpirt ligesite partiake sulmuan. Nuk mund të duronin zotësinë dhe mënçurinë e këtyre burrave ! Ata nuk e duronin dot padrejtesite.

Hasani e ruajti qetësinë, nuk u përkul. Të gjithë e donin dhe respektonin atë njeri e urtë. Më pas ai e vazhdoi punën e mësuesit në Vore. Nxënesit e donin shumë. Fitoj respektin e tyre.

Këto ishin fjalët e babit im, për mësuesin disident Hasan Kambellari . Një lot në sytë e tij.

Në fëmijerinë e tij Hasani dallohej mbi gjithë të tjeret. Mësonte shumë në shkollë. Gjithnjë thoshte; - Do bëhem mësues për natyren, i pëlqej pemët, lulet, bimët e çdo bukuri të vëndit. Dhe erdhi dita ai u bë Agronom.

Ngaqë u shqua në punë, një ditë e emëruan mësues në gjimnazin e Këlcyres.

Mësuesi legjende, tani nuk jeton më. Ai riti dhe edukoj tre vajza të mira dhe të ditura. Familja e tij shquhej për sjelljen e mire plot dashamirësi. Sot bijat e tij çajnë rrugen e jetes me zotesinë e tyre. Shpesh kujtojnë Babain e tyre te ndritur që i edukoj për jetën. Njëra prej tyre eshte sot avokate e degjuar në Amerikë.

Sot e kujtova edhe unë Mësuesin Legjendë, disidentin Hasan Kambellari. Sa dëshirë do të kisha edhe unë të "rrëmoja" në biblotekën e tij, ashtu si babi im. Unë habitem për këta burra heronj që ka patur qyteti jonë! I paharruar mësues i mirë dhe i urtë! Tiranë më 8 qershor 2020

156 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page