top of page

SI DIKUR.., SHPATULLA!





Natë Shen Mëhilli në Bjeshkët e Nëmuna!...

Një malësor i Veriut që edhe sot vazhdon me ju besue shpatullave tregonte, se në një natë feste i rrëthuem nga miqtë e vet po shihte në një shpatull dashi tek votra: “Ishte Luciferri që kishte mbledhë rreth një sofrës së madhe 100 tiranët, despotët dhe diktatorët ata ma terrorista të njoftun të botës bashkë me miqtë e tyne. Pranë Sulltanit Mizor dhe Neronit, ishte një Sulltan ma i ri dhe, në krahun e majtë të tij ishte Ever Hoxha, Stalini, Mao Ce Duni, Polpoti, Çaushesku e me rradhë vazhdonte sofra ku nuk mungonte asgja e shtrueme.

Everi vrojton se Çaushesku kërkon dikend atje larg me sy dhe, i ban me shenjë prej mjekrres me majuc, tue e pyet nën za, mos kërkon Leninin? -Ja ku është atje i rrëthuar nga një grumbull i madh grashë të stolisura me gjërdane, xhevahire e gjera t’arta. Çaushesku qeshet dhe vëren se Everi nuk sheh mirë larg sëpse, Lenini nuk ishte me gra, por me një grumbull gjeneralësh që dikur i kishte pushkatue Beria, kur Stalini pat kujtue se donin me e vra dhe i thotë Everit, aty paske edhe Beqirin tënd me atë komandantin e Brigadës së I–rë Sulmuese!.. -Aty le të rrinë gjerësa të bënën leninistë, iu përgjegj Everi, deshën të drejtojnë Partinë me kurse analfabetizmi, jo jo, komunizmin nuku e ndërtojnë ignorantët, na duallën thinjat që në kafenetë e Parisit dyke stydjuar me paratë e Dem Xhepës me shokë, të Pazarit të Tiranës, dyke u përpëllitur më marksizmë në dorë, jo vetëm dyke ngrënë e dyke pirë, por edhe kur venim në një W.W.C @marksizm.lininizmi., vatëm me vepra të Marksit e të ca tjerëve, nuku vete në socializmë pa shpurë gjerë në funt luftën e kllasave!

Mao Ce Duni per me tretë muhabet, tue u qeshë i thotë Stalinit, sa fshatarë pate zhdukë atëherë kur i krijove kollkozet në Bashkimin Sovjetik? -Stalini me një përçmim tue thithë llullën, ju përgjegj, po në të vërtetë nuk i kujtohej, -dreqi mban mend sa njeriun e kemi vra.., o shoku Mao? Mandej, or Mao, mos harro se sa të merrte në pesë vjet ai lumi ty në Kinë, ku u pate la me Çu Denë e Tenin, aq vetë unë i kam mbytë në një vit të burgosun kur provojshe atëherë digat e hidrocentralëve madheshtore që i ndertojshe me ta.

Mao qeshet e sillet nga Ever Hoxha tue i shkelë “synin e majtë”, si marksistët dhe e pyet:

Po ti, Ever, në “Revolucionin Kultural” që më kopjove mua, më the, se dua t’ i zhdukë fare Klerikët katolikë, a e pate realizuar atë ide? Everi, ashtu si ishte me dy karajfila të kuq në dorë tue i shkundë, ju përgjegj: -Nuk munda dot të gjithë!..

Mao Ce Duni prishaqefas u suell e i bani me gojë prrrrr ... Asgjë edhe puna e yte! I ke lexuar citatët e mija ore, apo sa për të kaluar radhën, E, atëherë, për shka mi mban në dorë ata dy karafila?..

-Këta mi ka dhenë dreqi për të më kastiguar se nuk kanë kurrfarë ere! Por, dyke i mbajtur në dorë më shkon mendja tek Shqipëria dhe Kosova. Mos harro, se atë që i kam bërë unë Shqipërisë e Kosovës dyke ia lënë në dorë Titos e Milloshit e ministrave të mij, as nuku ka mundur as Krajl, as Sulltan e as Mret aso kohe as sot, per t’ ia bërë shqiptarëve të këndejshëm e t’andejshëm, që në kohë t’atij burrë.., e Everi, drejton sytë nga Neroni, që po lëpinte e thithte një kokë krapi.

-Asht e vërtetë, i përgjegjët Neroni, ju nuk keni pritë me i pjekë ata njerëz që patët përdorësh, po i keni hangër të gjallë e të palamë...

Everi, tue u qeshë i thotë: Kam marrë hakun e Sulltan Muratit në Kosovë e Vuçi Pashës në Kelmênd... Me até që i kam bërë unë atire nuk kam dashur për të lënë për t’ u krenuar as turk, as shkja, as kaurr dhe nuku jam fare pishman! Pjetni Nexhin a eshtë kështu?!

-Të lumtë, i thotë Stalini, po është dashur çuar gjerë në fund lufta e kllasave! E sheh ate sulltanin atje që krekoset se na ka luftuar imperializmin, aqsa kanë shkuar nga ata vende në Mekë, unë i kam pushkatuar vetëm në Moskën e bukur si agjentë e spijunë të anglo-amerikanëve, edhe ti ke vrarë, por jo aqsa duhej. 6000 vetë janë pak!

- Jo ore, ia fusin kot shifrave! Me 6000 vetë nuk njollosi as duartë...

-Po tani si vate lufta e kllasave në Shqipëri, se në kampin socialist e mori lumi? -Besova, se kishte për t’a krirë atë punë baca Ramiz, a të kujtohët për ke po flas, ja ku eshtë tek porta, po as ay nuku bëri gjë!

Çaushesku, i ndërpret fjalën dhe i thotë: -Evero! Ramizi e këta të rinjtë kanë një parim që ti nuk di a e di: “Ra vetja e më këputi! Ne na zente gjumi duke shfletuar veprat, ndërsa tani shokët tanë i zë drita duke numëruar dollarët! Leri çiliminjtë, u është bërë mendja bajkë, desha të them bankë perëndimore, a ki patur rastin me dëgjuar atë malokun e “open Balkanit” në Shqipëri, që po shkatrron Butrintin e Durrësin, se le ku po vete rinia, vetem per të mbushur xhepat e vet?

- Jo ore, i çpifen Veriorët, se ay po rivendosë aty ato që ishin!

Po, leri ore gënjeshtrat e tija, ay ç’ thotë para droge, nuk e kujton pas saj. Persëritë terë ditën çfarë të mashtrojë serbët, eropjanët e rusët kur mblidhen gjoja për të kthirë paqen në themelin e rrenojave tire.

Kur Stalinit i vate syri përballë tek një foto e Putinit, iku në W.C...

Gosta vazhdoi, më gjthë që edhe pija e ushqimet ishin pafarë shije. Edhe këta si dy karajfilat e Ever Hoxhës...

“I dukej se ishin duke ngrënë bar, po parimet nuk i shkelin asnjëri!”

Njëlloj, si këndej edhe andej! Të gjithve u pelqente “shpatulla”!

E po, ka kaluar një shekull me pallavrat tona, e sa do të kalojnë?

Do presim ore, çfarë thotë “shpatulla”, ajo e di fare mirë ate!!!

Ke harruar sa vetë kemi zhdukur vetëm per t’i parë “Shpatullat”?!

Melbourne, 2 Dhjetor 2022.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page