top of page

SI ANIJEN E VDEKUR

Sep 8, 2020
1 min read

Adem Zaplluzha


-

Sot kuptova se paskan filluar

Të përjargen plepat

Këto lehje të lashta

Të drunjve

Po dëgjohen përtej shtatë deteve

-

Kur bie sterra

Vetëm xixëllonjat bëjnë dritë

Në fshatin tonë të braktisur

Dëgjohen disa lehje të rralla

Dhe një këngë malli i këndesit të metaltë

-

Fëmijët ka kohë që s’jetojnë

Në këtë zbrazëti

S’ka kush më që në këtë fshat

Të na i thyej xhamat

Me topin e tyre prej lecke

-

Si anijen e fantazmë në dorë

Dallgët po i shtynë në hon

Po e shtynë

Edhe fshatin e braktisur

Po i shtynë muranat e kishës

Në drejtim të greminës së pafund

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page