SHTRATI I PERANDORIT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 2, 2023
- 2 min read

-fejton-
-Duke shfletuar bllokun e gazetarit-
NGA PANAJOT BOLI
Telashet për Mitin nga Z-ja nuk kanë fund. Belanë e gjeti me krerët e partisë së tij. E thotë mirë fjala e urtë popullore “Po të përzihesh me krundet, të hanë pulat” Për Nanon kishte dobësi, tani për Ramën. Edhe me opozitën mundohej ta kishte mire. Flertoi edhe me Berishën . Telashi i parë që që e gjeti me Nanon ishte kur vetë shefi i tij provonte shalqinj nga fusha e tij. I pëlqenin shalqinjtë e ëmbël, por ishte kurioz të mësonte se këto shalqinj kaq të ëmbël e të kuqe,ishin shartuar nga kungujt. I erdhi në kokë që të mësonte të shartonte si Miti. Të bënte ekzperiment, Ndofta i dilte për mbarë. Por jo tek bimët por te kokat e kungujve të disa socialistëve. Ai i dha atij mësime të veçantë dhe Xhuxhi mendoi se si të shartonte. Atij i pëlqeu kjo metodë dhe filloi ta zbatonte atë. Fatkeqësisht dështoi. Ku shkoi të shartojë kokën e Ramës(ish-ministër i brendshëm) iu tha sythi dhe ngeli kungull. E ekzperimentoi edhe te disa koka të tjerë , por siç duket , nuk zbatohej kjo metodë. Ahere Nano dha dorëheqje dhe shkak u bë Miti. Telashi i dytë ishte me ish- kryeministrin Berisha në hotelin “Butrinti” kur kreu i qeverisë filloi të fliste si ekspert për bujqësinë. Miti nuk e duroi dot dhe i tha “Unë jam kirurg në terren. Ju jeni kardiokirurg, por nuk keni bërë asnjë operacion. Unë jam çdo ditë në sallën e operacionit të fushës. Këshilltarët e bujqësisë që i mbani pranë, nuk ju informojnë siç duhet,ose i ke të paaftë, se nuk e dinë situatën” Berisha për të treguar se është tolerant edhe me opozitarët,, i është përgjigjur edhe kundërshtarit të tij “Me sa di unë, ti je. mik i Nanos. Të premtoj se do të investoj në rrugën Mursi-Xarë-Metoq” Telashi i tretë ishte me liderin aktual të tij, Rama. Atij i thanë se duhet ta presë në shtëpinë e tij në Z. U shqetësua seriozisht dhe e zuri nje ankth.. Jo se nuk kishte me se ta mikpriste Dhe qumësht dallendyshe do të gjente për udhëheqësin e tij, por çështja ishte në shtratin ku do të flinte shefi i tij. Ai e dinte se ishte mbi dy metra e ca,( nuk e dinte saktësisht ) dhe një shtrat i zakonshëm nuk do t'i përshtatej. "Si mund të flejë lideri ynë i mbledhur kutullaç?" - pyeti veten. Ai duhej të bënte diçka. Ai duhej ta zgjidhte këtë problem, sepse Rama do të vinte sërish në Jug. Ai vendosi të nxitojë në Igumenicë për t'i blerë një shtrat të mirë.. E tha dhe e bëri. I hipi makinës dhe ndaloi në dyqanin më të mirë të mobiljeve.I tha punonjësit të dyqanit të vijë vet pronarti - Dua një shtrat të mirë, jo të zakonshëm, një shtrat për një basketbollist - i tha ai dyqanxhiut. Pronari i dyqanit u përpoq ta kënaqte sa më mirë. Kur e pa Mitin të hezitonte , e pyeti: --Çfarë mendoni? Është më i miri…ta zgjodha si për mik --Duhet të dish diçka. Duhet të jetë shtrat perandori, se këtu do të flejë kryeministri i Shqipërisë Pronarii dyqanit e shikoi çuditërisht, ndërsa shtrati i perandorit po ngarkohej në makinën e Mitit
Comments