top of page

Shqiptarët do ta mbrojnë autoktoninë dhe gjuhën më të lashtë në Gad.Ilirik


Vilhelme Vrana Haxhiraj


Së pari: Shpreh mirënjohjen time për Ish Kongresmenin me origjinë shqiptare Joseph Dioguardi, i cili përmes një msazhi, pohon për besimin e palëkundur të ShBA ndaj kombit shqiptar në tërësi dhe Kosovës së hallakatur në veçanti.

I nderuar Z.Mehdi!

Ju falëndeoj për mesazhin, për fjalët e arta të Akademikut Rexhep Qosja. Nuk është nevoja të më falënderoni! Unë bëj detyrën si bijë Shqipërie, si nënë dhe si gjyshe. Natyrisht jemi të shqetësuar unë me gjithë familjen time për gjendjen e krijuar në mbarë botën nga Pandemia e Koronavirusit. Kjo nuk është vetëm luftë kundër virusit vdekjeprurës, por e keqja është se kemi hyrë në një krizë ekonomike botërore.  

     Si mësuese historie di se, historikisht, kriza të tilla ekonomike botërore, bëhen shkak luftërash, si ajo e viteve 1933, e cila u bë shkak i Luftës si Dytë Botërore. Kjo epidemic është një luftë  antibakterologjike, ku bota po  përballet me një armik të padukshëm. 

Jam në një mendje me Ju, zoti Mehdi, se do ta kalojmë, ndoshta me vështirësi, dhe humbje, por do t'ia dalim mbanë. Do ta sfidojmë virusin. 

Po çfarë t'u bëjmë mendjeve të sëmura, të mykura, të cilave u është errur gjykimi dhe shikimi, që janë si të sëmurët nga Amoku, pasi çdo qelizë trupore  u është helmartisur nga ethja e parasë. Kjo situatë e krijuar në Kosovën e Dardanëve Hyjnorë, është çmenduria më e madhe, pasi nga njëra anë njerëzimi bën luftë me jetën, kurse nga ana tjetër, politikanët e Kosovës, sot, në vend që të mendojnë se si të shpëtojnë bashkëkombasit nga kjo e keqe e madhe e përbotshme , krijojnë kriza politike në shtetin më të ri të Evropës për një karrige. Pushteti politik, i ngjan Pushtetit të Meduzës, e cila me bukurinë e saj ka joshur detarët më të zotë dhe i ka fundosur në det. Edhe këta që hipin një herë në pushtet, ëmbëlsohen  dhe nuk duan ta lëshojnë karrigen kurrë më. Anomalia që po sjell në Kosovë një segment i cakuar, është antishqiptare, antikombëtare, madje është tradhti që e çon vendin në tragjedi. Si ka mundësi që harruan gjakun e derdhur të shqiptarëve të pafajshëm ndaj të cilëve është ndjekur gjenocid, si në Çamëri, në Kosovë dhe trevat shqiptare Mal i Zi, kurse brenda Shqipërisë Londineze u zhvillua gjenocisd brenda llojit nga njerëzit e një race e një gjaku. Ms vallë duan të përsërisin diktaturën komuniste që e gjysmoi popullin shqiptarë, duke zhdukur palcën dhe trurin e kombit? Si nuk u shkon ndërmned, për mijëra e mijëra njerëz që treten në varret masive, mijëra gra të dhunuara, mijëra fëmijë jetim...një ekonomi e rrënuar? Kur nuk je në gjendje t'i bësh mirë vetes, nuk ka se si mund t'u bësh mirë të tjerëve. A nuk e fituan pavarësinë e shumëpritur që të ndërtonin një shtet të konsoliduar demokratik, shtetin e së drejtës ligjore? Në vend që të jenë të bashkuar për të rivendosur autoritetin si shqiptarë dhe dinjitetin e tyre kombëtar, si pasardhës direkt  të Pellazgo-ilirëve,shqiptarë, ta e fusin vendin në kolaps politik. Në vend që të përkrahin studiuesit  albanologë, Arsim Spahiu, Brahim Avdyli etj, të cilët me dokumente u janë kundërvënë qarqeve shoviniste fqinje, të cilët mohojnë lashtësinë e gjuhës shqipe dhe autoktoninë e shqiptarëve në Gad. Ilirik., që në çerekun e fundshekullit XIX, ia ndërruan emin në "Ballkan". Kjo u bë,vetëm e vetëm që të zhdukej trashëgimia e gjuhës dhe autoktonisë Pellazge-Trako-Ilire në këto troje. Këta njerëz të papërgjegjshëm, të etur për karrige, nuk edinë se lufta brenda llojit është më e keqe dhe më e dëmshme sesa ndaj armikut? Ky grup njerëzish egocentristë na jep damkën e turpit se shqiptarët janë armiq të vetvetes. Si ka mundësi që harrojnë se shumë autoritete botërore mburren me origjinën e tyre shqiptare, duke nisur që nga antikkteti e deri në ditët tona.  Po u kujtoj se

Xhorxh Washington, Presidenti i Amerikës, ishte i biri i Marie Balës nga Peja, e cila ishte bijë nga të dy prindërit shqiptar. Ish Kryeministri i Greqisë Teodor Pangallos ka thënë:"Jam krenar që gjysma e gjakut tim është shqiptar". Para pak vitesh, në San Remo, artisti i Hollivudit, Robert De Niro, deklaroi me mburrje origjinën e tij shqiptare. Krenohet babai i kombit amerikan me gjysmëgjenezën shqiptare, kurse këta kanë harruar nënën dhe babanë që ua vrau shkjau, vetëm për interesin e ngushtë vetjak. Si mund të harrojnë ndihmën e pakursyer të çiftit presidencial, Klinton, të senatorëve amerikanë së bashku me ish-Kongresmenin amerikan me origjinë shqiptare, Joseph DioGuardi? Megjithëse kemi pasur kundërshtarë, veçse kurrë nuk na kanë munguar miqtë e mirë, të cilët disa politikanë të mbrapshtë nuk kanë ditur t'i vlerësojnë, për derisa shkojnë kundër rrymës së integrimit si komb.  Të bëjnë çfarë të duan spiunët e Serbisë, kombi i shqiptar, autokton në trojet e të parëve pallazgo-iliro-trakë,që flet dhe trashëgon gjuhën më të lashtë me të cilën deshifrohen gjuhët e vdekura, do të rivendosë gjithçka që i është mohuar padrejtësisht nga ardhacakët e Ballkanit.

Ata le ta shesin dinjitetin për pesë aspra, se Kombi Shqiptar do të rrojë në përjetësi! Le të të përulen para bustit të Milosheviçit se u ka bërë nder, duke masakruar dardanët dhe Dardaninë e të parëve pellazgë.

Mirënjohje për gjithë ata shqiptarë dhe miq të saj që mbajnë një qëndrim kritik ndaj situatës politike në Kosovë!

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page