top of page

Shqiptarja e suksesshme e Revive Active


Melisa Beqiri


Ndërsa ndiqte kualifikimin më të lartë në këtë fushë, Melisa Beqiri, shqiptarja nga Peja, nënë e tre vajzave dhe bashkëshorte e një biznesmeni të sukesshëm, do të merrte ofertën e parë të një pune që kërkonte disiplinë, përkushtim, angazhim dhe dedikim, profesionalizëm. Nuk e kishte menduar të gjendej në një situatë të tillë. Por, duke qenë gjithnjë e gatshme të bëjë përkushtime të papara, Melisa e pranoi ofertën dhe menjëherë ajo ishte një angazhuese e devotshme në një punë me mjaft arsye për të qenë e tillë. Ajo tashmë kishte hedhur firmën për të qenë drejtuesja menaxheriale e produktit Revive Active. Në mbi tridhjetë shërbimore të shëndetshme, Melisa tashmë kishte skuadronet e veta dhe natyrshëm priste punën e lodhshme e të angazhueshme në tërë ditët e javës.

Ishte tashmë e familjarizuar me Revive Active, ndërsa e dinte mjaft mirë që ishte dhe vetë produkti një rrugë sukesi. Revive Active u themelua nga Drejtori Menaxhues, Daithi O'Connor në 2011, i cili u frymëzua nga një vizion për të pasuruar jetën e njerëzve me një sërë suplementesh shëndetësore të formuluara shkencërisht që funksionojnë vërtet. Qasja pioniere e Daithi ka nxitur rritjen e kompanisë. Dhe kjo kompani tashmë ka dhe figurat ambasadoriale të saj.

Njëra dhe më e përfoluara, është Dr Anita Sturnham. Anita Sturnham është një mjeke me famë ndërkombëtare, mjeke e përgjithshme e specializuar në dermatologji dhe mjekësi kundër plakjes me mbi 20 vjet përvojë mjekësore. Tjetri është John Egan. Dhe natyrshëm Revive Active janë të lumtur të zbulojnë John Egan i lindur në Cork, futbollist ndërkombëtar irlandez dhe mbrojtës i ekipit të parë për Sheffield Utd si ambasador i markës për Zest Active. Ka qenë dhe Kate Reed, ndërsa një fatkeqësi serioze fatkeqe e ndjekur nga pandemia Covid-19 mund të ketë sjellte fundin e 37-vjeçares së Kate Reed, olimpiane e Ekipit GB..., por është dhe Nathalie Lennon. Ambasadorja e Revive Active Brand Nathalie Lennon është në një mision serioz për të ndihmuar sa më shumë njerëz që të mund të zbulojnë përfitimet e fitnesit, dietës dhe mentalitetit.

E po ashtu si Lenon, e mjaft të tjerë, dhe të gjitha ata që tashmë janë ambasadorë të kësaj kompanie, edhe Melisa Beqiri, është në një mision serioz për të ndihmuar sa më shumë njerëz që të mund të zbulojnë përfitimet e fitnesit, dietës dhe mentalitetit, madje dhe të bëjë të pamundurën që të vihet në krye të kërkesave dhe mundësive sqaruese dhe didaktike për njerëz që kanë nevojë për produktet në fjalë.

Melisa Beqiri, që tashmë është një nga manaxheret më të kualifikuara e më të vlerësuara, në tridhjetë qenra mundëson ëorkshope, trajnime të stafeve, jep këshilla dhe këshillime për klientët, ndihmon gratë me kancerin e gjirit. Për këtë të fundit ajo është bërë dhe njëra nga kontributoret e ndjeshme ndaj atyre që kompnnia u ka dhënë deri më tashmë mbi 1 miliardë funta.

Për këtë e mjaft të tjera si këto, Melisa Beqiri është gjithnjë e vendosur në krye të vlerave dhe vlerësimeve, duke marë bonuse, vlerësime, certifikata dhe falenderime. Ajo, kësisoj është shqiptarja e parë në një kompani kaq globale të konsiderohet si një profesioniste mjaft e suksesshme e fushës përkatëse me Revive Active.

Revive Active është një super suplement që dallohet me një formulim unik të vitaminave, mineraleve dhe aminoacideve për t'ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga stili juaj i zënë dhe aktiv i jetës. I mbushur me 26 përbërës aktivë të formuluar posaçërisht për të mbështetur nivelet tuaja të energjisë, sistemin imunitar dhe nervor, zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, funksionin e tiroides, dhëmbët normalë dhe fertilitetin dhe riprodhimin normal. Formuluar për të rritur (të moshës 18 vjeç e lart) të cilët janë në kërkim të një suplementi gjithëpërfshirës. Marrë një herë në ditë, përbërësit e tij përfshijnë vitamina B6, B12, C & D si dhe folate, tiaminë, bakër, zink dhe selen. Çdo qese është e pasuruar me 150mg CoQ10 dhe 3000mg L-Arginine.

Por çfarë e bën Revive Active një super suplement? Revive Active është një super suplement që përmban një përzierje gjithëpërfshirëse të 26 përbërësve aktivë, duke përfshirë vitamina, minerale dhe aminoacide që ju ndihmon të rimbushni atë që jeta ju merr jashtë. Revive Active ka mbi 90 pretendime të autorizuara shëndetësore të lidhura me formulimin e tij shkencor të krijuar në mënyrë unike nga një ekip ekspertësh kërkimi dhe zhvillimi. Ndërsa CoQ10 është një lëndë ushqyese jetike që gjendet natyrshëm në trupin tonë. Ai gjendet në çdo qelizë në të gjithë trupin, ku nivelet më të larta të CoQ10 gjenden aty ku nevojitet më shumë energji, si zemra, veshkat, mushkëritë dhe mëlçia. Në këtë kontekst është dhe L-Arginina, që është një aminoacid që është jetik për funksionimin e duhur të trupit. Është i nevojshëm për prodhimin e proteinave dhe përdoret gjithashtu për të mbështetur qarkullimin. L-Arginina prodhohet në trupin tonë në mënyrë natyrale, por mund të gjendet edhe në dietën tonë në mish të kuq, peshk, arra dhe bulmet. Mund të merret edhe në formën e një suplementi.

Duke përfudnuar, fjala e parë është tek besimi. E dyta shkon tek suksesi dhe vlerësimi meritor. Dhe e treta tek ajo që mund të thuhet tashmë me plotë gojën se dhe komuniteti shqiptar e më gjerë e ka tashmë specialisten e duhur të këtij produkti kaq të rëndëishëm e shumë të vlerësuar e mjaft të kërkuar në një gjeografi të madhe perëndimore e më gjerë. Nëse ju duhet të jeni në gjirin e këtij produkti dhe që ky produkt të jetë efikas dhe i domosdoshëm për trupin tuaj natyrshëm rekomandimi është Melisa Beqiri, kjo nënë e përkushtuar ngdaj tre vajzave të saj dhe një bashkshorte e mrekullueshme, që ka vite që punon dhe kualifikohet në fusha që lidhen me shëndetin dhe mirëudhën jetike të Njeriut.

Melisa Beqiri punon manaxhere Nutritioniste klinike në Revive Active, ka qenë në GCCS LTD. Ka studiuar MSc Eating Disorders në ushqyerjen klinike në UCL. Ka studiuar BSc Human Nutrition në University of Westminster dhe ka studiuar Access to Higher Education - Science në Westminster College, Londër.

507 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page