Vjersha është botuar në 1902 në Sofje të Bullgarisë. Krahas “Bagëti e Bujqësi”, Fjalët e Qiririt”, Zogu dhe Djali” etj, kjo është një kryevepër e Naimit që mundohej ti zgjonte shqiptarët. *************************************** SHQIPËRIA Bota që kur është zënë Shqipëria gjall ka qënë Pellazg’u thonin më parë Më së fundi Shqipëtarë Gjuh’që kishin Pellazgjitë Atë flisnin Perënditë Atë kanë Shqipëtarët Siç e kishin dhe të parët Gëqishten ajo e polli Llatinishtja q’atje dolli Bijtë t’anë jan’ Elinët Si-ndë-kur edhe Llatinët Edhe gjithë Evropanët Që duallë nga Romanët Neve jemi më të parë Në Evropë nga ç’do farë Gjithë bota vin që moti Në Tomorr ku ishte Zoti Që t’i falen Perëndisë Zotit math të Shqipërisë Zëri, flaka s’ishte kot Q’i nxjerr Tomorri dhe sot Ahere kish s’di se cinë Tani ka Abas Alinë Shqipëtari trim me fletë Ka rrojtur në këtë jetë Kemi pasur mbretërira Edhe fort shumë të mira Kemi bërë shumë punë Po gjithë vanë për lumë Aleksandri ish Shqiptar Q’u tha i madh kordhëtar Selefkët dhe Ptolemenjtë Edhe gjithë të mëdhenjtë S’qenë Grekër as Bullgarë Po ishinë Shqipëtarë Pirua qe nga Shqipëria Që po e lëvdon istoria Skënderbegu Kastrioti Q’u dëftye aq’i zoti Ishte burr i Shqipërisë Q’i dha dërmënë Turqisë Ç’burra nxorri Shqipëria Që i shkruan istoria Bajraktar e Qyperlinjë Shkodran e Mehmet Alinë Xhavella e Marko Sulë Babulinë e Mihaulë Q’i dhanë dërmën Turqisë Dh’i vunë nder trimërisë Si këta e si të tjerë Që qenë shumë të ndjerë Po nga gjithë trimëria Nuk fitoi gjë Shqipëria Për këdo që ne luftuam Gjithë ç’u bëm’ i harruan Të gjithë na u harruan Dhe sot të ligën na e duan Me kaqë burra të vyer Qysh u ndothmë të gënjyer? E ç’e desha trimërinë Kur s’mu ndoth për Shqipërinë Me nder t’ënë rroj Turqija Po aq vuan Shqipëria. Ka vuar edhe vuan Turqit neve nuk na duan Neve e bëmë Greqinë Po Grekërtë na e dinë? S’duan fare të na shohin Shqipërinë sot s’e njohin Shqipëria ron si ropi Mejtohet për të Evropi? Mos durofsh i Madhi Zot Të jetë në zgjedhë sot! Burr i math që luftuar Edhe botënë ke liruar! Ç’të na bënjë trimëria Sa me qënë gjallë padija? Shqipëri! Pse s’qe e zonja Të bënje tri katër shkronja? Se ti punëtë i mbarove, E të tjerëtë nderove. Sikur të paskëshe shkruar, Gjësendi s’të ish harruar Do të kishimë Pllatonë, Aristotel’ e Strabonë, Omir, Pindar e Esqille, Dant’ e Senek e Virgjillë Do të ish sot Shqipëria, Që t’i mir botën zilia. Po të shkuarat i lerë, E mso mënt për tjatër herë O vëllezër Shqipëtarë, Lereni kohën e parë! Ejani tani të msojmë, Paskëtaj të trashëgojmë! Se në ndënjçim t'pamsuarë, Kështu kemi për të vuarë. Është turp për farën tënë, Të mos nxjerim fare zënë Po të rronjë e pandjerë, E shkret’ e varfër’ e mjerë! Pse të jesë Shqipëria, Ta mbulonjë babëzia? Duke m'e patur burra trima Të umbasë si vetëtima? Ah! Zoti mos e dhëntë! Ejani të mbledhim mentë! *********************************** VJERSHA{Poema} e Poetit tonë Kombtar NAIM FRASHËRI ËSHTË NJË STUDIM NË VARGJE RRETH GJUHËS SHQIPE... DERI MË SOT KY STUDIM NË VARGJE NUK ËSHTË NJOHUR NGA STUDJUESIT! PREGATITUR NGA ARQILE V GJATA NJË JANAR 2021
Vjersha e fameshme e Naimit , qe ka sjelle Z. A. Gjata , eshte nje dokument i rendesishem , me vlere historike . Kjo vjershe duhet te ekspozohet ne Akademine e Shkencave dhe kudo , qe studjohet historia . Kjo nuk eshte thjesht nje krijim artistik , por nje dokumment historik , qe historianet tone i shqiptojne me druajtje . Natyrisht duhet te popullarizohet ne emigracionin grek dhe te perkthehet greqiaht . Nuk kerkojme ndonje favor , por vetem te vleresohet e verteta historike . Ngurohet sot , te flitet , per kete te drejte , kur Naimi i madh e ka thene hapur , perpara Peranndorise osmane dhe balle , per balle shtetit klerikal grek . Illo Foto