top of page

SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË


SHËNIM PËR LIBRIN :’’OPERACIONE SEKRETE,’’ SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË’’ -NGA IRAKLI KOÇOLLARI

NGA KRISTO ZHARKALLIU

Kisha shumë kohë që të përpiqem të mos i kthehem së kaluarës duke ndierë si dhëmbje ashtu dhe nostalgji për kohën e rinisë,por gjithnjë duke ndierë një ndrojtje që të rifilloj të shfletoj faqet e një bllokut të varrosur thellë në vetëdijen time. Shumë herë kur kujtojmë të kaluarën,vuajtjet ,prapësitë dhe peripecitë, ndihemi më shumë të lënduar se sa nostalgjikë. Por nuk kemi dhe shumë gjëra për të cilat mund të na mbysë nostalgjia pëveç njerëzve që kemi humbur dhe nuk do t’i shikojmë më.Por vitet e rinisë i kujtojmë përherë me nostalgji dhe dhimbje... Sigurisht nuk mungon autokritika në thellësi të vetëdijes dhe që shumë herë nuk duam t’ja pohojmë as edhe vetes...dhe ja vjen dikush me një libër dhe të përmbys qetësinë e moshës dhe të bën të rifillosh të jetosh të kaluarën. Pikërisht këtë gjë bën miku Irakli Koçollari me dy vëllimet e tija që sapo qarkulluan në Tiranë’’OPERACIONE SEKRETE- SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË ‘’ duke na dhënë në dorë historinë pesedhjetë vjeçare të cilën unë e përjetova nga fillimi deri në fund me të gjitha prapësitë e saj,por edhe me arritjet e saj-në se mund të flasim për arritje të asaj periudhë kaq intensive dhe me kaq gjakderdhje dhe mjerime të shumë njerëzve.

E KALUARA ,REGJIMET, E VERTETA NE MËNYRË OBJEKTIVE...

Një nga meritat e kësaj vepre është se përshkruan të kaluarën (gjë e rrallë për vendin tonë vitet e fundit) në mënyre objektive, pa u ndikuar nga politika, propaganda dhe shtrrëmberimet të realitetit për qëllime të caktuara politike. Përshkruan në mënyrë të persosur “operacionet sekrete” te organeve te mbrojtjes te vendit gjate kohes se tmerreshme-jo vetëm për Shqipërinë- e ashtuquajturën “”Luftën e Ftohtë”” afro 50 vjet. Shqipëria nuk ka ndonjë histori të gjatë së ekzistuar si shtet i pavarur. Sapo ka kaluar një shekull ekzistencë por mjerisht dhe kjo kohë e shkurtër shumë herë është cunguar, sipas dëshirave dhe qëllimeve të pushtetarëve të caktua. P.sh. Mbreti Zog mohonte çdo gjë që ishte bërë para tij, kishte shpallur tradhëtarë(madje i kishte vrarë: Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri e të tjerë- Fan Noli i kishte shpëtuar!)...Sigurisht nuk mund të mohohet se Ahmet Zogu krijoi shtetin e parë shqiptar, me kuptimin e plotë të një shtetit. Sigurisht nuk do të mirremi me gabimet dhe ‘’krimet’’ e Zogut se nuk merr pjesë në rrëfimin e sotëm të Koçollarit....sepse dihet se kur erdhën komunistët e shuajtën nga historia e vendit! Nuk ka dyshim se komunistët morën pushtetin me dhunë në një kohë kur populli shqiptar ishte rraskapitur nga lufta dhe komunistë sollën një erë të re shpresëdhënëse për popullin e mjeruar. Por fati i Shqipërisë dukej se ishte vendosur që të mbetej edhe njëherë vetëm, e përbuzur dhe e kërcënuar! Shumë shpejt Shqipëria mbeti vetëm e rrethuar nga...armiq të betuar shovinistë...Kësisoj Shqipërisë i duhej të mbrohej nga ata që donin dhe njëherë ta copëtonin...dhe të mos harrojmë se si i kishte thënë Stalini (gjoja miku i madh i shqiptarëve!) Titos, kur ky i fundit i kishte përmendur ‘’problemin’Shqipëri dhe shqiptarët:’’Gëlltite!’’ i tha duke bërë me shënjë me gishtërinjtë duke hapur gojën. Sigurisht-dihet- se Titoja,megjithë dëshirën e tij të madhe nuk mundi ta gëlltisë...Ashtu si dihet se kur të tre udhëheqësit aleatë(Stalini , Çërçilli dhe Ruzvelti) ndanin zonat e ndikimit, Shqipëria nuk ishte përmendur fare..Ç’të bënte Shqipëria në këto rrethana? Do të mbrohej-pamvarësisht sistemit shoqëror.. Dhe miqtë sovjetikë do ta tregonin ‘’dashurinë’’ e tyre për Shqipërinë kur -më vonë- Hrushovi do t’i premtonte Venizellosit Shqipërinë e Jugut!

KËTU fillojnë vlerat e librit historik të Irakli Kpçollarit. Nuk ka dyshim se Koçollari na jep në dorë historinë pesëdhjetë vjeçare të mbrojtjes shqiptare kundër shovinistëve që e rrethonin. Ashtu dhe kundër shërbimeve të shumta të diversionit lindje- perëndim kundër Shqipërisë së vogël! Nuk do të mirremi me sistemin politik shoqëror, se nuk mundim të mohojmë ekzistencën e shtetit shqiptar në një epokë shumë të rënduar që quhej Lufta e ftohtë dhe që në shumë raste ishin shtuar orekset dhe kërcënimet e shovinistëve që e rrethonin, duke pasur ngahera ndihmën e ‘’Antikomunistëve’’ që në shumë raste ishin gati të shisnin vendin e tyre mjaftonte të rrëzohej regjimi i Enver Hoxhës. Fatmirisht as në radhët e tyre nuk munguan atdhetarët e vërtetë që mbi interesave personale, vunë interesat e kombit arbëror...Sigurisht u gjendën dhe ...’’patriotë të mëdhenj’’ që thanë se ‘’nuk na duhet një Shqipërie Enver Hoxhës’’ as dhe Kosova enveriste!’’ Thua se diktatori ishte i pavdekëshëm! Irakli Koçollari u shmanget kurtheve idelogjike politike. Ai mirret vetëm me ‘’luftën’’ që bënin organet e mbrojtjes shqiptare dhe bën një punë të shkëlqyer duke u futur në arkivat e organeve të spiunazhit që mirreshin me Shqipërinë. Ai na radhit me dhjetra organe të tilla amerikane, angleze greke, italiane, jugosllave e të tjera. Dhe nuk ishin pak: me dhjetra,ashtu si ishin dhe organizatat e shqiptarëve antikomunistë që në shumë raste bashkëpunonin me shërbimet e huaja në operacionet e tyre antikomuniste!

LUFTA E FTOHTË: Libri i parë si na radhit shërbimet e panumërta të huaja që shkrimtari ka hulumtuar- gjë tepër e lodhëshme dhe kohëzhgjatje- na bën një paraqitje të hollësishme dhe të përsosur të ‘’Luftës së Ftohë’’ nga ku do të fillohej një luftë e heshtur nga të dy kampet (Perëndim Lindje) ku shumë herë ishte më e egër se lufta e mirëfillët. Të dukej se ngado qarkullonin agjentët e njërit apo tjetrit dhe shërbimet e informacionit arritën majat më të larta të veprimtarisë së tyre. Do të ishte e kuptueshme dhe më njerëzore sikur kjo ‘’luftë’’ e heshtur të bëhej vetëm kundër një sistemit dhe tjetrit sikur të mos ishin ngatërruar-gjetën rastin- dhe ato shërbime që ëndërronin dhe përpiqeshin të ndërronin dhe përbërjet territoriale të vendeve- dhe këtu në mes u gjend Shqipëria. Si vendi më i vogël dhe më i dobët e kampit lindor, dukej se përbënte një lije e lehtë për shovinistët e ndryshëm. Por Shqipëria nuk u sulmua vetëm nga Perëndimi (Përkohësisht ajo ishte në kampin lindor) por edhe nga ...aleatët e saj të përkohëshëm të Lindjes. Në këto kushte shovnistët që ngahera lakmonin vise të saj dhe ëndërronin ta ndanin midis tyre, u aktivizuan si kurrë herë tjetër. Pushtetarët e Tiranës dhe vetë diktatori, duhej të mbroheshin që të ruanin kryesisht pushtetin dhe sistemin e tyre të egër, dhe sigurisht mbrojtjen e vendit nga shovinistët që e rrethonin dhe kur u gjenden krejt vetëm- ndërsa shovinistët fërkonin duart, u gjënd edhe njëherë ‘’aleati’’ i heshtur i shqiptarëve që ta shpëtonte Shqipërinë! Ishte i njëjti aleat që dikur Presidenti Uilson kishte mbrojtur popullin shqiptar nga copëtimin e vendit...Po ai aleat u tha: rrëzimi i Enver Hoxhës dhe regjimit të tij Po, Cënimi i kufijve të Shqipërisë JO! Irakli Koçollari na e fakton këtë me argumente dhe dokumente. Nuk ësht sekret se CIA amerikane koordinonte veprimtarinë agjenturor antishqiptar, por gjithnjë në kuadër të ‘’antikomunizmit’’ dhe jo në dëm të tërësisë territoriale të vëndit, gjë që kërkonin dhe lakmonin shovinistët e përherëshme të fqinjëve të kombit shqiptar. Akademiku Irakli Koçollari i përshkruan këto me realizëm dhe në mënyrë objektive. Prandaj kjo vepër-si dhe veprat e mëparëshme të ku ‘’ngjalli’’ në historinë shqiptare Ali Pashë Tepelenën- përbëjnë një thesar i çmuar për historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Nuk është e mundur që të analizojmë me këtë shkrim historinë 50 vjeçare që përshkruhen në të dy vëllimet shumë faqesh ‘’OPERACIONET SEKRETE’’ të Profesor Irakli Koçollarit,prandaj shpresojmë t’i rikthehemi veprës së tij me një analizë tjetër në të ardhmen . Sidoqoftë kjo vepër duhet të lexohet e të bëhet pronë e çdo shqiptarit që ka dëshirë të informohet për të kaluarën dhe historinë 50 vjeçare të Shqipërisë.

KRISTO ZHARKALLI, Athine 27 Janar 2023,

100 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page