Migel Flor: Çame-Kosovare
- 14 minutes ago
- 1 min read

Sa here qe nisem për Prizren
Gjatësinë e rrugës se ndjej fare
Në gjoks një këngë nis e më zien
Ndihem më Çame - Kosovare
Shtëpia e lidhjes , dhe lavdisë
Gjithmonë ka mall kur më takon
Ajo e di që më ka bijë
Imazhi im në kohë e çon
Ata se dinin se Anteu
Në gjakun tonë kish rrenjët thellë
Ne ishim palcë e këtij dheu
Me shpirt e zemër si kështjellë
Mbas gurëve tanë i ngulëm thonjtë
Cdo ditë në luftë dhe përpjekje
Mbas cdo rrëzimi prapë u çuam
Dhe prapë rilindëm ,mbas çdo vdekje
S'na la të vdisnim dashuria
Palët e flamurit kuq e zi
Se kishim dalë nga historia
Dodonë e lashtë na kish dhënë gji
Sa herë që nisem për Prizren
Gjatësinë e madhe se ndjej fare
Është zemra vetë që rrugën gjen
Sepse jam Çame - Kosovare.








Comments