top of page

Halil RAMA: GAZETARI SPORTIV QË E NDJEK “KORABI”-n ...

2 hours ago
4 min read

PERSONAZH

 

FATMIR ZHUZHI, GAZETARI SPORTIV QË E NDJEK “KORABI”-n NË ÇDO STADIUM TË SHQIPËRISË

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

·      Me punë e përkushtim të rrallë ai ka arritur të bëhet një gazetar, komentator i shkëlqyer i ndeshjeve të futbollit nga qyteti i Peshkopisë, duke shërbyer si një arkivë e pasur historike e futbollit të këtij qyteti e më gjerë dhe duke u dalluar si komentator sportiv në Radio “Tirana”…

           

Në art, kulturë, letërsi, gazetari e sporte, pasioni sjell talentin, ndërsa me punë e përkushtim maksimal arrin atje ku dëshiron. Kështu ka nadhur edhe me gazetarin sportiv të terrenit Fatmir Zhuzhi. Çdo të shtunë e të dielë ai spikat me zërin e tij të veçantë në emisionin më të ndjekur të Radio Tirana “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Me modesti ai pohon se akreditimin në këtë radio kombëtare ja ka mundësuar ikona e gazetarisë sportive dhe e dokumentarit televiziv Defrim Methasani, për të cilin shpreh mirënjohje të thellë.

Ndeshja e parë që ka komentuar në Radio Tirana ka qenë ajo e para 9 viteve (16 shtator 2015) nga stadiumi i Kamzës, midis “Korabi”-t të Dibrës dhe “Ada” të Velipojës. Dhe që nga ajo ditë e ka ndjekur skudarën e tij të zemrës “Korabi”-n në çdo stadium të Shqipërisë, duke komentuar ndeshjet e tij.

Që në moshën fëminore kur ishte nxnës në shkollën 8-vjeçare Muhurr, Fatmiri spikaste si imitues i komentatorëve të sportit, ndërsa fillimet e tij si komentator  (profesionist) i ka në maj 2005, në radio “Dibra”, në një kampionat minifutbolli. Më pas në harkun kohur të dy dekadave ka ndjekur dhe transmetuar ndeshjent e ekipit te “KORABI”-t që kur ishte në kategorinë e dytë. Për këtë ai falenderon operatorin e Radio “Dibra” Islam Shehu, që shërbeu si indicie për t’u akredituar më pas si komentaor sportiv dhe korrespondent  i të gjitha gazetave sportive, nga ish – “Sporti Shqiptar”  te “Sport ekspres”, “Sport plus” dhe “Panorama sport”. Ndërsa veçon “Sporti im” që në vitin 2023 e ka vlerësuar me “Çertifikatë mirënjohje”.

Qoftë dhe nga një lexim i shpejtë i artikujve (dhe dëgjim i komenteve të tija në Radio Tirana”, s’është e vështirë të konstatosh se si Fatmir Zhuzhi pasqyron dinamikën, pasionin dhe energjinë e botës së sportit, qoftë nga fusha e lojës apo nga studioja e transmetimit. Ka luajtur dhe luan kësioj mjeshtërisht rolin e ndërthurjes së profesionalizmit mediatik me emocionet e drejtpërdrejta të ndeshjeve.

Në kuadrin e gazetarisë sportive, një degë e specializuar e gazetarisë që merret me pasqyrimin, analizimin dhe raportimin e ngjarjeve, personaliteteve dhe temave të lidhura me botën e sportit, Fatmir Zhuzhi i ofron publikut lajme në kohë reale nga futbolli vendas. Dhe jo vetëm kaq. Ai përditëson në vijimësi ecurinë e futbollistëve të “KORABI”-t, ndërkohë që transmeton me talent lajme, rezultate live të ndeshjeve të tij. I fokusuar në çdo etapë të ndeshjeve përcell direkt imazhe që japin atmosferën e gjallë të stadiumeve, ku luan skuadra e tij e zemrës, madje duke zhvilluar edhe intervista menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve.

Kësisoj me punë e përkushtim të rrallë ai ka arritur të bëhet një gazetar, komentator i shkëlqyer i ndeshjeve të futbollit nga qyteti i Peshkopisë, duke shërbyer si një arkivë e pasur historike e futbollit të këtij qyteti e më gjerë dhe duke u dalluar si komentator sportiv në ‘Radio Tirana”.

Puna dhe përkushtimi i tij janë një vlerë e çmuar, jo vetëm në promovimin e sukseseve të sportit të gjeneratës së sotme, por njëkohësisht edhe në rivlerësimin e legjendave të dikurshme dhe të historisë sonë të mirë, si një frymëzim për gjeneratat aktuale dhe ato të së ardhmes.

Dhe të mendosh se gjithë ky kontribut i tij, falë pasionit, përkushtimit dhe dashurisë për sportin, ndërkohë që thuajse është “braktisur” nga organet e qeversijes vendore në Dibër, duke mos i siguruar një vend pune të pagueshëm, kjo është vërtretë sakrificë e madhe e këtij gazetari sportiv terreni të talentuar.

Fatmir Zhuzhi ka lindur me 2. 5. 1975, në Laç, Vau Dejës (Shkodër) ndërsa banon prej vitesh në fshatin  Rreth - Kale, Muhurr Dibër që është vendlindja e babait të tij, Hashimit, një ish-fillrojtës për të cilin para më shumë se katër dekada kam shkruar dhe botuar portretin e tij në ish - gazetën lokale “Ushtima e maleve”. Ndërsa nëna e tij, Zurija ka shërbyer si infermiere shembullore në Qendrën Shëndetësore, Muhurr.

Fatmiri, shkollën fillore e ka mbaruar në fshatin  Rreth  - Kale dhe 8 - vjeçaren në Muhurr, ndërsa  gjimazin në Peshkopi. Që kur ishte fëmijë kishte pasion imitimin dhe mundohej që të imitojë disa artistë të asaj kohe, si dhe komentatorët sportivë. Në vitet e mëvonshme ka luajtur disa role në estradën e qytetit të Pëshkopisë dhe për këtë falenderon  regjisorin Inajet Shehu dhe aktorin famoz të humorit Behar Mera që patën besim tek ai dhe e mbështetën. Ndërsa në vitet 95 - 96 ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Regjimentin e Rinasit, ku nga aty e ka nxjerrë në skenë aktori dhe komentatori sportiv Veli Rada.

Pas lirimit nga ushtria mori rrugën e emigracionit në Greqi, ku vazhdon akoma të shkoj në periudha kohore të shkurtëra për të mundësuar ekonimizimin e familjes.

Është prind i dy vajzave, ku vajza e madhe vazhdon  studimet e larta për Administrim Biznes në Tiranë, ndërsa  e vogla është gjimnaziste në Muhurr.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page