top of page

Shpërbërje





Shqipëria po shthurret. Mos prisni ndryshe. Komunistët janë zëvendësuar nga bijtë e tyre, edhe këta internacionalistë, ndërkombëtaristë me emër tjetër. Radiot e shumta dhe televizionet paraqesin realitete ndryshe megjithëse kanë lajme të njëjta. Janë privatë të bashkuara në korporata. Kanë mbetur kooperativa. Objektiva të ndara me synim të përbashkët, çoroditjen. Fëmijëve u mësohet se jetojnë në parajsë, të rinjtë ndeshen me realitetin krejt tjetër. Jetë e lumtur me të huajt që vijnë e vendasit ikin. Është epoka e shpërbërjes. Bujku mbjellë pa e ditur se çfarë do tē mbledhë. Shteti është spekulluesi. Partitë janë bërë faktorë. Nuk kanë frikë si atëherë kur ndryshuan emrin dhe përmbysën diktatorin, kur guxuan e thanë se ndryshojnë edhe sistemin. Vjedhin e gënjejnë në gjumë e zgjuar. Madje thonë se janë të reja dhe se kanë edhe përvjetorë themelimi. Largojnë vëmendjen. Nuk thonë të vërtetên. Tani nuk ngurrojnë t'u qëndrojnë bindjeve, nuk ngurrojnë t’i shkruajnë dhe t’i ndajnë me të gjithë, mendimet, logjikën, duke hedhur poshtë çdo prirje normale për një komb.

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page