top of page

Shpresa Fundo Gjergji: INTENSITET


INTENSITET

 

Qielli më gri se dje...

Deti ka përhumbur ngjyrën blu.

Horizonti i padukshëm përmbytur,

ashtu dhe mendimet pa kuptuar,

këmbët vazhdojnë kuturu...

 

Largohem dhe zemrën e mbaj në dorë,

Një forcë e çuditshme më flet...

Dikur në një monolog të gjorë,

sot mes një bote shpirtërash të pa qetë!

 

Mos vallë perplasen atje tej

rryma të çuditshme të sistemit diellor?!

Ne po ashtu si ruaza eliptike në çdo skaj,

s'guxojmë të afrohemi nga frika se mund të na djegë,

kjo jetë në intensitetin e saj?!

 

Ja, atje qielli u ça nga retë...

Le të shpresojmë që deti të bëhet sërish blu.

Horizonti paksa po shfaqet i vërtetë,

por mendimet më ndërthuren, këmbët  s'më binden,

vazhdojnë prapë kuturu...!

 

Gj. Sh.

Janar 2024

27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page