top of page

Shoh vështrimin

  • Dec 17, 2021
  • 2 min read

(cikël me poezi )



Nga Përparim Hysi



1.Shoh vështrimin



Unë shoh vështirmin tënd të trishtë

Diçka më thotë;diçka më thotë

Nuk di pse zënë e më "mbyten" gjemitë

Përse?A mos vallë,më kot?!



Jo.Jo.S'besoj të jetë kot

Se sikur flet vështrimi i trisht

Ai vështrim diçka më thotë

Se unë di të lexoj,fshehtësisë.



Vështrimi flet,sado pa gojë

Po di të lexoj në "horoskop"

Se në këto"punë" kam hedhur "bojë"

Ndaj të mora në krahë,hop...



2.Eh,moj Elabsane!



Po ku je,moj Elbasane!

O moj vetulla gajtane

Çfarë më fsheh nën xhamdane

Pse s'më thuaj,o moj jarane?!



Se kam ardhur larg,nga hane

Tri herë botës,asaj ane

Veç për ty vetull gajtane

Dhe s'e ndjeva lodhjen fare.



Po ku je,o moj "noksane"

Unë ashiku,hane-hane

U xhindosa,Elbasane

Nga ty jam trullosur fare...



3.Ah,të ishe sot me mua!



Ah,të ishe sot me mua!Ah,të isha unë aty!

Tjetër gjë s'doja,pothua,veç të ishim bashkë,të dy.

Do ta puthja buzën tënde që ma kishe tërën lëng

Se ma kënde,moj,ma kënde,aq sa koka ma bën tëng!



Do mbështetja kokën unë,mu mbi gjirin si jastëk

Vjen një mall,vërshon si lumë dhe s'i jap dot jarallëk.

Kështu më del para sysh,e zë kotem, e zë kotem

Me mua lidhur pazgjidhmërisht dhe nga malli veç përlotem.



4.Unë e di



Unë e di,se,po qemë vetëm,do më hidheshe mu në krah

Po s'kalon dot"piketën";vetgjyqësi me oh e ah!

Kjo piketë ngjet me një mur;është i lartë e të jepë frikë

Por nuk është hiç me"sikur";shihet malli që të pikë.



T'i hajë dreqi këto"piketa",duket sikur ruajnë moral

Fare ndryshe më është jeta,se dhe sytë kemi në ballë.

Hidhe"murin",bëhu trime,drejt e në gjoksin tim

Po hollohesh,si një "qime",se meraku të bluan-krimb.



5.Sa e "ashpër" qenka bota!



Sa e "ashpër" qenka bota;mbetur ka si në mesjetë

Se ka "rregulla" të kota;"rregullat" të fusin në rrjetë.

Këto rregulla,jo mos shkelen,se,përndryshe,s'ke moral

Të "çuditur" të gjithë ngelen(si një"engjëll",u kthye djall.)



Sepse pret me kut të vjetër, që nga koha e babazotit

Kohë e re,po "modë" e vjetër,mua më duken si prej kotit

Se morali zënë me"rrjetë",duan ta mbajnë si të prangosur

Botë e re apo mesjetë?Kush më thotë:- Mos jam xhindosur?



S'jam xhindosur,aspak fare,se pasqyrat janë përpara

Edhe duket ashiqare, dhe e zeza,dhe e bardha

Sa më shumë që e prangosin,sa më shumë i bëjnë prita

Aq më shumë e "nakatosin",a prangoset,dot drita?!...



6.Ndoshta më kujton



Përgjërim kishe në sy

Përgjërim dhe në fytyrë

Dhe,mua,sa të shihja ty

Zë më shfaqej një dëshirë.



Që të merrja ty në krahë

Dhe të puthja me shumë mall

Tani zë dhe bëj ah!

Se jam larg dhe s'e mbaj mall.



7."Shkurta"



E shkurtër si"shkurtë",sytë m'i ngul turrjelë

Sado plak i urtë, ma bën mëndjen-tel

Dhe puth buzën mjaltë;majltë pa vënë në zjarr

Ta dish,faqekartë;dimrit erdh behar!



8.Ç'thonë ata sy?



Unë e di se ç'thonë ata sy;ata sy mbushur shkëlqim

Ata sy,veçan,më ftojnë ;zë i puth me përgjërim

Sikur stepesh ti paksa( sikur s'kanë atë "qëllim?!"

Bukën unë të thatë s'e ha,jam shejtan për"deshifrim"



9.Si nuk qe e zonja...



Si nuk qe e zonja që të nisje një letër

Kur adresën time,me kohë,e ke marrë

A s'është mëkat,o mike e vjetër?

Kur e di mirë që prisja me mall?!



Kaq kohë shkoi... letër?Jo.Nuk erdhi

Nuk e di ç'ka ndodhur?Ç'është ajo pengesë?

Kuptohet që kështu,mbi mua,rritet pezmi

Dhe pres i malluar...dhe pres veç me shpresë.



10.Në të dy"dialektet"



Ndihmo Zot se jam korit

E kam pas nji çikë si dritë

Ma muer shpyrtin n'dekikë

Tobe sajës,jam mahit.



Dhe për pak dhe m'u zu fryma

Sa do çupa,s'ia bëj prima

Pleqëria vu domenin

Vjen një kohë që,më mirë,helmin



"Ato maja rripa-rripa"

Qe e bukur mu si pika

Ma muer erzin,mue,çika

Gjujma re,o të vraftë pika...


17 dhjetor 2021

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page