top of page

Shkurte Berisha: ZAMBAKU I KUQ

2 minutes ago
1 min read

( ngjarje e vertete )

Nga kopshti im e këputa atë ditë,

Zambakun e kuq që shkëlqente si dritë.

Në mesin e verës, në pikën e vapës,

Si kujtim të bukur ia dërgova babës.

 

Te koka e tij, mbi dheun e tharë,

E lashë atë lule me shpirtin e vrarë.

Pa vazo e pa ujë, në pikë të diellit,

Ajo mbeti vetëm nën mbulesë të qiellit.

 

Pas një muaji aty sërish u ktheva,

Në vendin e qetë një mister zbulova.

Çdo lule tjetër që kisha lënë pranë,

Ishin bërë shkrumb, të gjitha u thanë.

 

Por ky zambak i kuq nuk kishte etje,

Kërcelli i fortë qëndronte në heshtje.

Petalet e kuqe të freskëta i kishin mbetur,

Sikur kishin harruar të shkonin për të fjetur.

 

Te të tjerët çdo lule e zambak u tha,

Por te babai im një mrekulli u pa.

Ai zambak i kuq nuk pranoi të thahej,

Se shpirti i tij me dashurinë tonë mbahej.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page