top of page

Kristo Zharkalliu: VITET E PAMBARUAR LARG MËMËDHEUT...

1 hour ago
5 min read

NGA KRISTO ZHARKALLI

...Thonë se kur qëndron , jeton e rregullon jetën në një vend të caktruar, dashur  pa dashur asimilohesh, përfiton  tiparet dhe mënyrën e jetesës me atë vend ku detyrimisht ke qëndruar e jetuar pothuajse të tërë jetën. Dashur pa dashur mëmëdhenë e kujtonim përditë er më me zbehtësi! Kështu thonë dhe besoj se kanë të drejtë se  shumë shpesh më ka rënë rasti të takoj njerëz ( jo vetëm shqiptarë por dhe të tjerë dhe kryesisht greke me të  cilët kam pasur  rastin  të kontaktoj vazhdimisht me qënë se jetoj dhe kam jetuar 65 vjet në Greqi, pamvarësisht  nga udhëtimet e shpeshta  nëpëre botë) të cilët emigrojnë për disa vjet në vende të ndryshme, Gjermani, Amerikë ose Australi,  që sapo mungojnë në emigracion dhjetë pesëmbëdhjetë vjet, kur kthehen ose vijnë për vizitë në Atdheun e tyre, kanë humbur thjeshtësinë dhe theksin e gjuhës amëtare dhe përdorin vend e pa vend fjalë të huaja- yes, no, I dont understant...e të tjera e të tjera sikur duan të tregojnë se në emigracion janë...kulturuar! Sigurisht kjo ndodh me njerëz të thjeshtë me arsim të kufizuar dhe që kujtojnë se duke jetuar larg vendit të tyre (nga ku ishin detyruar të emigronin për arsye të vështirësive ekonomike) kujtojnë se duke jetuar në një vend tjetër, si  Gjermania, Ametrika e kudo gjetkë, kanë marrë kulturë, kanë peshë tjetër madje duke u kapardisur  ndaj bashkëatdhetarëve të tyre,kryesisht në fshatra dhe qytete të largëta nga Kryeqyteti, por që më fakt janë më injorantë nga sa ishin kur u larguan nga vendi i tyre. Kjo ndodh pra edhe me shqiptarët të cilët  emigruan këto 35 vjet dhe kjujtojnë  se janë bërë më të zgjuar. Më të kulturuar, më demokratë nga ata banorë që kanë mbetur në vatrat e tyre të varfëra dhe modeste.

   I them këto se duket se edhe unë po vuaj nga kjo mungesë kontakti me mëmëdheun. Madje para disa ditëve shkrojta një shkrim për situatën në Shqipëri sdhe sidomos për demostratat e përditëshme në Tiranë  me titullin: DHE PASTAJ? ku u përpoqa të analizoj gjëndjen në Shqipëri nga...larg! Shkrimi sigurisht nuk u botua dhe unë nuk dua të besoj se miku i mirë Fatmir Terziu e bëri me qëllim- ai ka treguar përherë mirëkuptim dhe tolerancë ndaj shkrimeve të mia.Veçse me këtë rast dua të theksoj se nuk e bëra se qënkam emigrant i zgjuar, se thjesht nuk jam EMIGRANT i viteve të fundit. Nuk u largova nga vendi im se doja një jetë më të mirë, po thjesht në Atdhe nuk  kisha kurrfarë jetë- nuk donin të më linin të jetoja në trojat e mia modeste, donin të më shfarosin...Jo, nuk isha i vetmi...ishin me qindra dhe mijra ata që u detyruan të marrin arratinë duke rrezikuar jetën dhe duke braktisur të dashurit e tyre që të shpëtonin kokën. Shumë prej tyre nuk ja arritën ndërsa ata që mbetën prapa në mëmëdhe u internuan në kampet famëkeqe atje ku u internua dhe Nëna ime e dashur, në Grabjan e gjetkë... Jo se unë bëra ndonjë heroizëm , jo se unë isha më i zgjuar nga të tjerët. Thjesht isha i ri dhe shumë ëndërrimtar dhe e doja shumë MËMËDHEUN!  Edhe sot më dhimbset kur kujtoj rrethanat e braktisjes  të të dashurve të mi dhe Atdheun.          

KJO NDODHI 65 vjet më parë të dashur miq dhe  në kundërshtim me ata që i kthyen kurrizin vendit   të tyre- (ngjet edhe sot)...unë mbeta i lidhur  me Shqipërinë thua se përditë ëndrra ime ishte kur të kthehesha. Dhe mjerisht nuk u ktheva kurrë se për mua ishte tepër vonë dhe atje në Atdhe sikur më ishin shkulur rrënjët..Lexoja çdo gjë që kishte lidhje me Shqipërinë dhe me gjuhën shqipe, shënoja dhe shkruaja akoma dhe në shtypin e emigracionit të asaj kohe  ndonse arsimimi im në Shqipëri kishte mbetur shumë modest, i cunguar i pamjaftueshëm..  Bëra miq të shquar- Prof. Dr. Aristotelis Tamassoklisin nga Qiproja i cili kishte qënë bashkënxënë i Eqrem Çabeut në Austri dhe mirrej me  studimet gjuhësore- i cili ndërsa kërkonte t’i shpjegoja fjalë të gjuhës shqipe, ai më jipte mësime në gjuhën angleze ( ai  fliste mirë 13 gjuhë dhe aq të tjera pjesërisht , i studjonte...) Pastaj arvanitasit,, Fillimisht me Jorgo Marungën, Vangjel Liapësik dhe mëpastaj  të paharruarin Aristish Kolën i cili ishte pasardhës i denjë i Jorgo Marungës.. (Mjerisht që të dy vdiqën herët dhe në kulmin e krijimtarisë së tyre) Pastaj...Pastaj vërshuan shqiptarët..sikur papritur të ishte shëmbur muri i Berlini por këtu ishte shëmbur- ose vetëshëmbur sistemi i kalbur komunist....

Nuk kam ndëmend të paraqes testamentin tim përfundimtar- ndonse drejt fundit po vrapoj- por nuk më pëlqejnë thashethemet dhe keqkuptimet.Shkrimi im për demostronjësit e Tiranës kishin qëllim të gjej arsyen e këtij ‘’shpërthimi’’ të papritur. A kishte justifikim? Mund të kishte shumë justifikime, po  objektivi i tyre ai ishte i qartë dhe shpresëdhënëse? Ne që jemi larg tyre duhet t’i shikojmë ngjarjet me më gjakftohtësi  Sepse kemi një përvojë të gjatë jetësore dhe jemi ndeshur me  ngjarje politike dhr shoqërore që kanë ndryshuar botën gjatë këtyre 80 vjetëve- dhe ne i kemi jetuar madje dhe vuajtur në lëkurën tonë shumë nga këto zhvillime.. Ajo që më bëri të mirtrem me demostruesit ose protestuesit- i quani si të doni- ishte mungesa e një objektivi të qartë, të caktuar për të ardhmen- në se këta arrinin të shëmbnin qeverinë Rama ose dhe Berishën! Cili ishte objektivi i tyre? Kush i udhëhiqte dhe në se kishin një shtab të caktuar që do të mirte pushtetin pasi të kishin...’’Burgosur’’ ose ‘’vrarë’’ kryeministrin e sotëm madje dhe  kryetarin e opozitës. Si do të vazhdohej të funksiononte shteti? Kush do të mirte përgjegsinë të demokratizonte vendin si predikojnë dhe në ç’mënyrë? Si do ta shpëtonin Shqipëtrinë nga...shitja? Duke ndaluar investimet e huaja...dhe si do të ndërtohej Shqipëria e re që na rekllamojnë? Mos- them unë që kam vuajtur izolimi i vendit për gjysmë shekulli? (Këto ishin pyetjet e mia që i kam dhe sot dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje konkrete- jo për mua por për popullin shqiptar dhe për të ardhmen e vendit.   Sa për sqarim: investimet e huaja i pranon çdo vend akoma dhe Amerika e pasur që të mos flasim për vendet fqinjë që gëzohen dhe rekllamojnë me të madhe çdo invesdtim i huaj- pa pyetur për burimin e parave të investitorit.. Ka larje, të dyshimta të paligjëshme? Sigurisht po, veçse askush nuk çan kokën për burimin...

   Këto pyetje shtroja unë  për demostronjësit sdhe kurrsesi nuk isha kundër tyre.]]    Doja të dija se si do të ishte e ardhmja e Shqipërisë pasi të ishin...burgosur Rama dhe Berisha! Ndoshta e kisha gabim. 

    Mbaroj pra duke  shpresuar se e ardhmje e Shqipërisë do të jetë e mirë dhe europjane   Rrugë tjetër nuk ka sot veçse demokracisë- asgjëkundi nuk mund të pritet  një sistem të ri më të mirë se nuk ka!                                                                                

Kristo Zharkalli, Athinë 13 tetor 2026.

 

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page