Shkurte Berisha Kadriu: TAKIM ME PROFESORIN

Sapo përfundova së lexuari dy librat e mrekullueshëm të profesorit tim të nderuar të shkollës së mesme, Z. Kadri Tarelli: përmbledhjen me tregime "Filxhani me buzë të kafshuar" dhe vëllimin me poezi "Vjersha në vargje".
Para pak ditësh patëm kënaqësinë të takoheshim, të pinim një kafe dhe të shkëmbenim librat tanë, ku ndamë së bashku pasionin e madh për shkrimin. Ishte një nder i veçantë t'i dhuroja profesorit tim tre librat e mi me poezi: "E padukshmja", "Krahët e besimit" dhe "Rrënjët e qiellit". Gjatë atij takimi, u kthyem pas në kohë me plot mall, duke kujtuar vitet e shkollës, mësuesit dhe nxënësit e asaj kohe, por pjesën më të bukur të bisedës sonë e mori poezia.
Duhet ta them me plot gojë se të dy librat më pëlqyen jashtëzakonisht shumë. Tek libri me tregime, do të veçoja veçanërisht atë që mban vetë titullin e librit, "Filxhani me buzë të kafshuar", si dhe tregimin "Kambana e dashurisë".
Ndërkaq, vëllimi i tij poetik më ka lënë një mbresë krejt të veçantë. Poezitë e tij janë të një bukurie të rrallë dhe mbartin vlera të mëdha artistike e shpirtërore. Profesor Kadriu përdor një mjeshtëri të lartë të fjalës, duke ndërtuar figura të pasura letrare, metafora të ndjera dhe krahasime që të prekin thellë. Çdo varg ka një peshë të madhe dhe një muzikalitet që të bën ta përjetosh çdo poezi si një pikturë të gjallë shpirti.
Është një ndjesi e jashtëzakonshme kur njeriu që të ka udhëhequr në rrugën e dijes, sot të mirëpret si kolege në rrugën e bukur të artit. Tregimet e tij të magjepsin, ndërsa poezitë mbartin një mençuri të vyer që vetëm një shpirt i pasur si i tij mund t’i dhurojë letrës.
Profesor, faleminderit për këtë takim të ngrohtë, për kujtimet e ndara dhe për këto xhevahire letrarë që na dhuruat! Mirënjohje pa fund për punën dhe pasionin tuaj të pashuar.
Ju uroj shëndet të plotë dhe frymëzim të pashtershëm!
Shkurte Berisha Kadriu.
Durrës. Tetor 2026.








Comments