Nexhbedin Basha: 10 TETOR 2026: KINEMA “MAKS VELAJ”, LAPRAKË

NJË VËSHTRIM KRITIK MBI “MOZAIK DIBRE”
- Odë poetike, ku poezia dhe kënga bëhen art-
NGA NEXHBEDIN BASHA
Poet dhe kritik letrar
Me kënaqësi po ndaj me lexuesit disa mendime mbi antologjinë poetike “Mozaik Dibre”, një vepër që bashkon zëra poetikë, kujtime, ndjesi dhe këngë, duke sjellë para nesh pasurinë shpirtërore dhe kulturore të Dibrës.
Në faqet e kësaj antologjie gjejnë vend edhe personalitete që sot nuk janë fizikisht mes nesh, por që vazhdojnë të jetojnë në kujtesën tonë përmes emrit, veprës dhe gjurmëve që kanë lënë në kulturën dibrane.
Përpara se të vijojmë me këtë vështrim kritik, ju ftoj të ngrihemi në këmbë dhe të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tyre.
U ndrittë shpirti atje ku prehen dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!
Si një ndër krijuesit e përfshirë në këtë mozaik, e kam parë këtë antologji jo vetëm si autor, por edhe si lexues dhe publicist. Prandaj, po përpiqem ta shoh përtej emrave e titujve, për të kuptuar çfarë e bën këtë libër një mozaik të kujtesës dibrane.
93 AUTORË, 127 FAQE – NJË DIBËR ME SHUMË ZËRA
Antologjia “Mozaik Dibre”, përgatitur nga poetët Barie Çupi dhe Ilmi Dervishi, ky i fundit dhe drejtues i unionit poetik "Na bashkoi poezia", me redaktor Sanie Degjoni Ndreka dhe botuar nga Shtëpia Botuese M&B, me botues Bujar Karroshi, bashkon në një hapësirë të vetme një pjesë të zërit poetik e kulturor të lidhur me Dibrën.
Vetë titulli është domethënës. Një mozaik nuk ndërtohet duke i bërë të gjithë gurët njësoj. Bukuria e tij lind nga ndryshimi. Edhe kjo antologji merr vlerë nga shumëllojshmëria e zërave: vendlindja, kurbeti, historia, dashuria, natyra, dhimbja dhe kujtesa.
Siç theksohet edhe në parathënien e Olta Degjoni Likës, vepra dëshmon vazhdimësinë e traditës poetike dibrane, nga kënga popullore e oda, deri te poezia e ditëve tona.
“Mozaik Dibre” nuk është vetëm një libër për Dibrën. Është një libër ku Dibra kujtohet, këndohet, mallëngjehet dhe rilind në fjalë.
MIQTË E DIBRËS
Një veçori e bukur është prania e poetëve që, edhe pse nuk janë bij të Dibrës, kanë krijuar një lidhje të veçantë me të.
Në këtë hapësirë poetike vjen edhe Safet Syla, poet, Gjeneral dhe ushtarak i lartë i UÇK-së, nga Kosova, si një mysafir i veçantë i antologjisë. Ai përfaqësohet me katër poezi, ku vargu i tij bart peshën e luftës, kohës dhe lirisë. Te “Pështjellim”, vargu “Koha këtu ecën me paterica gënjeshtrash” sjell një metaforë të fortë për një kohë të plagosur. Ndërsa te “Uniforma e gjakosur”, njeriu në uniformë shndërrohet në një pemë që ka pirë rrufe, por ka mbetur në këmbë. Është një figurë e fuqishme e qëndresës. Edhe “Piramidat e kohës” e zgjeron hapësirën poetike drejt historisë dhe dhimbjeve të saj.
Pranë tyre vijnë Hava Muçollari, nga Tepelena me “Përrenjtë e mallit”; Kristo Stoja nga Gjirokastra, me elegjinë për mësuesin dibran Hasan Poga; Lola Shehi, nga Lushnja, që e lidh Dibrën me “damarin e gjakut”; Manushaqe T Toromani, nga Elbasani, Matilda Babo, Korçë, Perikli Shuli, nga Gramshi, Puntorie Ziba, nga Shkupi, Ramadan Kopani, nga Puka, Selim Ramadani, nga Tetova dhe Yllka Merkuri nga Përmeti, secili me këndvështrimin e vet, përcjellin, bukuritë natyrore, historinë, besën, lirinë, mallin e atdhedashurinë që bëhen kujtesë.

Edhe Bujana Malaj, me origjinë nga Tropoja, nuse Dibre dhe me banim në Angli, e sjell krenarinë e rrënjës dhe të kurbetit në poezinë “Edhe n’hanë thonë ka dibran”.
Ndërsa Zenel Anxhaku, nga Tirana, me “Dibranit të mirë”, kushtuar profesor Shpëtim Camit, sjell një tjetër formë miqësie: respektin për njeriun e dijes. “O Shpëtim Cami, penë e kujtesës...” është një vlerësim që e vendos profesorin në rolin e ruajtësit të kujtesës dhe të kulturës.
Të gjithë këta autorë, secili në mënyrën e vet, i japin antologjisë një kuptim të veçantë. Ata dëshmojnë se Dibra nuk është vetëm ajo që shkruajnë dibranët për Dibrën; është edhe ajo që të tjerët shohin, ndiejnë dhe ruajnë për të.
Prandaj prania e tyre në “Mozaik Dibra” nuk është një shtesë dekorative. Ajo është një nga dëshmitë më të bukura të fuqisë bashkuese të poezisë. Një trevë bëhet më e madhe kur për të flasin edhe miqtë e saj.
Në fund të fundit, ky është edhe kuptimi më i bukur i një mozaiku: copëzat janë të ndryshme, por pamja që krijojnë është e përbashkët.
Por, pasi dëgjon miqtë e saj, Dibra kthehet të dëgjojë bijtë e vet.
POETËT DIBRANË
Këtu nis udhëtimi nga rrënja te kujtesa, nga vendlindja te malli dhe nga historia te përjetimi personal.
Nga Haki Sharofi te Zini Erebeli, antologjia ndërton një Dibër shumëdimensionale, ku bashkohet tradita, historia, kujtesa, atdheu dhe përjetimi njerëzor. Në këtë mozaik poetik, çdo zë sjell ngjyrën dhe këndvështrimin e vet, duke e pasuruar portretin letrar të Dibrës.
Poeti Haki Sharofi, “Mësues i Popullit”, hap këtë pjesë të antologjisë me frymën atdhetare dhe kushtruese të poezisë “Marshi i djelmnisë dibrane”, të paraqitur në kopertinën e pasme të librit. Vargjet e tij përcjellin krenarinë, trimërinë dhe shpirtin liridashës të dibranëve, duke e lidhur traditën historike me zërin poetik të brezave.
Dibrane”. Nexhat Pustina, përmes “Vdekja e bilbilit”, “Amaneti i babës” dhe “Poeti rebel”, sjell urtësinë dhe përvojën njerëzore.
Bajram Hyseni, me “E dua Drinin”, e kthen lumin në kujtesë dhe dëshmitar të jetës dibrane, ndërsa Bajram Torba, në “Kënga e pa kënduar”, sjell metaforën e një kënge që ruhet edhe kur rrezikon të humbasë.
Barie Çupi e përjeton vendlindjen përmes erës dhe peizazhit; Agim Koçeku përmes gurit e lisit; ndërsa Arben Alliu, me “Djersa në zullum”, sjell botën e minatorëve të Bulqizës.
Një tjetër zë është poetja dhe shkrimtarja Nexhi Baushi, e cila me poezinë “Bëhu e dikujt” sjell një tjetër dimension: atë të dashurisë, ikjes dhe ëndrrës. “Do të dija të arratiseshim diku larg të dy...” është një varg që e zhvendos lexuesin nga peizazhi historik te ai intim, duke dëshmuar se edhe dashuria mund të bëhet një mënyrë për t’u larguar nga zhurma e botës.
Fatmir Terziu, poet, shkrimtar dhe profesor, i kushton Dibrës poezinë “Nëntë malet e Dibrës”. Në vargjet e tij, numrat, malet, teqetë dhe oxhaqet nuk janë thjesht elemente të një peizazhi, por shenja të një identiteti të trashëguar. “Të nënta ngrihen në këmbë, shkrihen një” e kthen hapësirën dibrane në një figurë bashkimi.
Me një ndjeshmëri të veçantë vjen Rajmonda Malecka me poezinë “Në shtëpinë time erdhi liria”, kushtuar kujtimit të Adem Demaçit. Liria këtu nuk mbetet një nocion abstrakt; ajo hyn në shtëpi, bëhet prani njerëzore dhe kujtim. Është një këndvështrim që e lidh Dibrën me historinë më të gjerë të shqiptarëve dhe me figurat e saj të qëndresës.
Demaj Shyrete, biografi e lidhur me Dibrën dhe nuse Kosove, në “Tret nata” sjell mallin për Shqipërinë dhe kthimin e përhershëm te rrënjët: “Ah, Nënë Shqipëri...” Në këtë poezi, vendlindja dhe atdheu marrin formën e një kujtese që nuk shuhet, por rilind si feniksi nga hiri trimerinë dhe shpirtin liridashës të dibranëve, duke e lidhur traditën historike me zërin poetik të brezave Dibrane”. Nexhat Pustina, përmes “Vdekja e bilbilit”, “Amaneti i babës” dhe “Poeti rebel”, sjell urtësinë dhe përvojën njerëzore.
Bajram Hyseni, me “E dua Drinin”, e kthen lumin në kujtesë dhe dëshmitar të jetës dibrane, ndërsa Bajram Torba, në “Kënga e pa kënduar”, sjell metaforën e një kënge që ruhet edhe kur rrezikon të humbasë.

Barie Çupi e përjeton vendlindjen përmes erës dhe peizazhit; Agim Koçeku përmes gurit e lisit; ndërsa Arben Alliu, me “Djersa në zullum”, sjell botën e minatorëve të Bulqizës.
Një tjetër zë është poetja dhe shkrimtarja Nexhi Baushi, e cila me poezinë “Bëhu e dikujt” sjell një tjetër dimension: atë të dashurisë, ikjes dhe ëndrrës. “Do të dija të arratiseshim diku larg të dy...” është një varg që e zhvendos lexuesin nga peizazhi historik te ai intim, duke dëshmuar se edhe dashuria mund të bëhet një mënyrë për t’u larguar nga zhurma e botës.
Fatmir Terziu, poet, shkrimtar dhe profesor, i kushton Dibrës poezinë “Nëntë malet e Dibrës”. Në vargjet e tij, numrat, malet, teqetë dhe oxhaqet nuk janë thjesht elemente të një peizazhi, por shenja të një identiteti të trashëguar. “Të nënta ngrihen në këmbë, shkrihen një” e kthen hapësirën dibrane në një figurë bashkimi.
Me një ndjeshmëri të veçantë vjen Rajmonda Malecka me poezinë “Në shtëpinë time erdhi liria”, kushtuar kujtimit të Adem Demaçit. Liria këtu nuk mbetet një nocion abstrakt; ajo hyn në shtëpi, bëhet prani njerëzore dhe kujtim. Është një këndvështrim që e lidh Dibrën me historinë më të gjerë të shqiptarëve dhe me figurat e saj të qëndresës.
Demaj Shyrete, biografi e lidhur me Dibrën dhe nuse Kosove, në “Tret nata” sjell mallin për Shqipërinë dhe kthimin e përhershëm te rrënjët: “Ah, Nënë Shqipëri...” Në këtë poezi, vendlindja dhe atdheu marrin formën e një kujtese që nuk shuhet, por rilind si feniksi nga hiri.
Muça Vladimir, me origjinë nga Ostreni i Madh, lindur në Shijak dhe jeton në Durrës vjen me poezinë “Trashëgimi fisnore” e sheh Dibrën përmes trashëgimisë dhe emigrimit. Krahasimi me “karakoll” dhe përmendja e Golgotës së gjatë të emigrantëve e bëjnë poezinë një reflektim mbi fatin e brezave që kanë mbajtur mbi vete peshën e ikjes.
Hajri Mandri, me poezinë “Kroi i verës”, sjell një tablo lirike të natyrës dhe jetës dibrane, ku kroi bëhet simbol i freskisë, gjallërisë dhe kujtimeve të vendlindjes. Përmes vargut poetik, ai përcjell bukurinë e peizazhit dhe lidhjen e njeriut me vendin e vet, duke i dhënë poezisë ngrohtësi dhe ngjyrim të veçantë lokal.
Në këtë mozaik gjejmë edhe Arjan Gjeci, Bardha Isaku Zeneli, Bedri Çera, Besnik Rama, Beshir Cala, Bruna Musai , Bujar Muça dhe Burbuqe Çuni dhe Danial Sulku me tema që shtrihen nga ikja e dashuria te shtëpia, nëna, babai dhe errësira e jetës.
Demir Rusi , Dogjan Dervishi Dukagjin Hata , Elena Feruku, Elona Lami Lopari, Ermira Saraçi Osmani, Fali Ndreka, Filip Tufa. Flora Agolli dhe Gonxhe Letmi Begolli, sjellin peizazhin, urat e komunikimit, mallin, simbolin dhe kujtesën.
Moza Shehi në "Të pres", përdor matematikën si gjuhë poetike.

Haxhi Vata Hasani i kthehet Rekës së Epërme; Hazis Ndreu Drinit historik; Hilmi Kolgjegja Lurës; ndërsa Ilir Lazim Spata, Fushës së Gjoricës dhe kujtesës së luftërave.
Ilmi Dërvishi, në poezinë "Çast", sjell dhimbjen dhe humbjen personale, duke e kthyer përjetimin intim në një ndjenjë të thellë njerëzore që prek edhe lexuesin.
Islam Çenga, Jahe Delia, Luan Sllova dhe Masllam Meçi sjellin dhimbjen dhe botën e odave.
Ndërsa Mentor Hoxha, Mevlud Buci, Mimoza Erebara, Miranda Derti Troci dheNaim Berisha sjellin mallin për vendlindjen, emigracionin, kujtesën historike dhe dashurinë.
Nexhbedin Basha, në “Rrëzë Korabit”, e kthen malin në dëshmitar të kujtesës dhe kërkon “një copëz jetë” për ta kthyer në dritë shprese.
Olta Degjoni Lika, Petrit Qoku, Rexhep Sllova, Sakip Cami, Sanie Degjoni Ndreka, Selim Çerçja, Selman Meziu, Sokol Agolli, Sulbie H. Shehu, Shaqir Skara, Shaqir Çerpja, Veli Stafa, Xhelal Ndreu dhe Zini Erebeli e plotësojnë këtë udhëtim me kohën, paqen, mërgimin, nënën, natyrën, historinë dhe jetën.
Dhe këtu qëndron një nga të vërtetat më të bukura të antologjisë:
Dibra nuk është vetëm një vend ku lind njeriu. Është një vend që njeriu e merr me vete.
Njëri sheh Korabin, tjetri Drinin; njëri Lurën, tjetri Gjoricën; njëri odën, tjetri kullën; njëri historinë, tjetri dashurinë; njëri vendlindjen, tjetri kurbetin.
Asnjë copë nuk e tregon të gjithë figurën, por secila është e nevojshme që mozaiku të plotësohet.
KËNGËT DHE KËNGËTARËT

Një vend të veçantë zënë edhe këngët. Ato e plotësojnë natyrshëm mozaikun, sepse Dibra nuk është vetëm vendi i fjalës së shkruar. Është edhe vendi ku fjala merr zë.
Në antologji gjejmë tekste këngësh që ia shtojnë bukurinë dhe plotëdojnë më së mirë "Mozaik Dibre". “Kjo betejë kuror lavdie”, kënduar nga Arif Vladi, me tekst të Xhelal Lucës dhe Viktor Gjikolës; “Amaneti”, kënduar nga Liri Rasha, “Kënga për Elez Isufin”, nga Altin Sulku; dhe “Pushkën n'sup hodhi Dibra”, nga Arjan Tollumi.
Vijnë më pas “Kushtuar Nikoll Kaçorri”, nga Asllan Loka; “Mos harro se je dibran”, nga Bledar Kaca, me tekst të Munir Hoxha; “Këngë për Skënderbeun”, nga Eduart Hoxha; dhe “O bari”, nga Florida Gjergji dhe Ndrek Gjergji.
“Malli për vendlindjen”, kënduar nga Gentian Dervishi, Mentor Topuzi dhe Lirie Rasha, sjell një nga temat më të fuqishme të gjithë antologjisë: mallin për vendin e lindjes.
“Jam krenar që jam dibran”, nga Haxhi Maqëllara, me tekst të Naim Plakut dhe muzikë të Përparim Tomçinit, e shpreh drejtpërdrejt krenarinë e identitetit.
Në të njëjtën linjë vijnë “Dibër emrin kush s'ta treti”, nga Ikur Shaqiri dhe Dritan Jashari; “Dibra e Madhe”, nga Jashar dhe Idajet Sejdia; “Kuks e Dibër dorë për dore”, nga Mentor Topuzi dhe Xhevahir Marku; “Gjenerali me shajak”, nga Metush Luca dhe Muharrem Elezi; dhe “Na këndojnë pushkët nëpër kulla”, nga Qerim Sula.
Mozaikun e këngëve e plotësojnë “Na thrret Lugina e Drinit”, nga Vehbi Hoxha, me tekst të Sanie Degjoni Ndrekës, dhe “Jam dibran, jam shqiptar”, nga Ylber Sopoti dhe Edmond Përnezha, me tekst të Naim Plakut.
Nëse poezia e shkruar e ruan Dibrën në faqe, kënga e nxjerr atë nga faqja dhe e çon te njerëzit. Ajo e bën kujtesën të dëgjueshme.








Comments