top of page

SHKOQITJE E DROBITUR


Ruzhdi Gole

ORIGJINA ZERO

------------------------------

1.KENDELLJE


Përkrah : Njeriu dhe Gjithësia këndellen.

Cili guxon të vrapojë para tjetrit në gjah,

Cili, prej nesh, në gjeratore trembet?.


2.SKICË ME SKI DHE PENDA SHURRE


Vëmendja këputet në mes nga moskokëçarja

gjersa gjen kohën e humbur në ujëra, në pyje –

Qyteti zbukurohet zbeh mençuri nga plehrat

e veta – ngjalat. Kallkanosjet , kahera ndjell,

ca më keq, i faron në duartrokitje e në fyej.


Hobetë tona: Gunga të rënda, shumëlodhur

si psh. droga, uria, korbi, koburja, dhëmbët –

Pispillosja e tij, me penda shurre, jemi ne

dhe fatkeqësia e tij më e pamposhtur

plot pordha e plehëra. Me sy kurve

ndaj qytetit, hiç të vëmendshëm.


3.SKICË ME VRANËSIRA SHAHU


Vranësinat, me ligamente t’këputura, s’bredhin më,

nënë e at ato struken, rrëmuja nxi vrami, djeg tra,

Qetësia, një vijë gjoli flokëve të tyre përmes u vë,

q’andej përzë neveritë e pangopura, çdo araba.


Rrëmujat tona rendin vranësi fjollash, tepër fisnike,

flotë me detarë, spiranca plot sy në gur e guackë,

Jeta, me ligamente të reja përngahera shah luan

bindjen me busull në vena, me rropulli në bark.


4.GRAMATIKË DYGJUHËSHE


Balta përplasi shpejt shputat rrjedhës së ujnave,

në një shpat fshiu hundët,një bregoreje tështiu,

spërkati sinoret. Doreza të rënda përmbytjesh

si rrokopuja terziu qëllonin krenat e shtëpive,

mjekrat e taksive, taste të plot avulloreve.


Grahmat pillnin frikshëm gramatika të çudnuara

dhe flisnin, dygjuhëshe, për të njëjtën fatkeqësi

duke ia zbrazur, njeri – tjetrit, fajin edhe fajtorët,

Vetëm Vdekja s’donte t’ia dinte më për asnjë

kombësi, murrëtonte sisat e stinëve, sinorët.


5.SKICË ME MJALTË, HELME

Metrika sot ngroh shpirtin pa më rënë në qafë,

në qafën e ditës varen ca zinxhirë t’argjendë –

Duke çarë para, shpesh, rrjedhim mbrapsht

tek pikasim, veshëprerë, ndonjë vorbull,

përthith’ valse voreje, vrerë t’vobegtë.


Dita do grahmë tinzare me tradhëtue metrikat

për me ik’ prej saj pjellë, esëll dhe qafëprerë –

Ne, ngrohim shpirtin duke lajkatuar frikërat,

duke këputur zinxhirë, thurrur ca vorbulla :

Gjemba me mjaltë, fekale, flori me helm.


6.KORDHË, BUKË LAMTUMIRE


Shpina, shpejt, merr një vetëtimë pas shpine,

shpejt, grunjërat e para korrin gjuha, gjoksi,

Shëndeti, nga buzët, afër, tingëllon thirrjet

për të mirrosur trishtimin, gjetur gjinjtë

e erës, këmbët vëllazërore të sportit.


Kordha e fundit nxiton t’i këpusë ca vetëtima

kur gjuha shtron bukëlamtumire veç tkurrjet,

Shpesh u shpëtojmë teheve e timbrikave

me sporte, paqe e prita. Shëndetshëm

verbohemi, afër, përtej urdhërave.


7a.BETEJA – DHIMBJE KOKE


Betejat mek ftohur, trimnisht rrojnë gënjeshtrat,

afrohen e dalin përkrah me premtimet, pahijet,

Mozaikëve në Durrës sot keq u plasin eshtrat,

gjelbërimi kollet, daulle koke po plasin anijet.


O popull, i poshtëruar nga fajtorë e plot fanfara

tash,as këmbët e tua Ti s’i lan pastër në brigje,

Qiklop zie ulurin betoni, atij nuk i rëndet barra

tek shkërmoq kryet tona poshtë mozaikëve.


7b.SHKOQITJE E DROBITUR


Me pupla të zgërlaqura, kakarisje bredh Rruga

shkretane, lig herët, shkërdhyer nga soji i t’et,

Nga ujërat grykëzënë qiellza e reve e çukat,

buka thatanike asnjë s’ngop, zog as vesë.


Thëngjilli i bukës, thërrimet shkoqiten si xixa,

si spërkatje vetëtimash plot skelete të ftohta –

Dalë nga soje t’hidhur tërmetesh, tmerresh

banderolat e drobitjeve e qiellza kishash

Jeta lutet për nderime të panjollosura.


8.FIZARMONIKE FIZIKE


Posta fërkoi duart, vuri dorën ndën’ mjekër :

Dikush erdhi këtu të marr lajme nga kuajt,

dikush erdhi të marr lajmthirrjen e truar,

fizarmonikën, lesën, ligjin, legjendën.


Një fëmijë i vogëlth, përherë e më i parritur,

një stërgjysh i rrudhur veç tespije e tavulla

si gazetë e grisur pej ere, kërbunj e kocka,

Pisqolla,këllëfi, peshqeshe titujsh – taksat

fërkojnë duart, mjekrën mrrolin tek Posta.



Thellë vetes, postë, mbaj butë … mërmëritjet

nga qelizat e brymës, rrëshqitjet e zellshme,

Qashtër marr lajme nga zogjtë, lesa e kuajt,

nga fatbardh fatziu e fizarmonika pej fizike,

më pak nga njeriu-kadaif e fije shkrepseje.


9.HUMBETIRA, TUALETE


Shushuritja dhe shpulla agjërojnë sa më afër :

Secila lexon, sëmbrami, asgjë nuk na çudit

memecllëk nga shurra, nga kos i thartuar,

dhe jorganët zëshqyer, jahtet, jare jargët.


Ne, herët i lexuam shushuritjet e shpullat

mirëkeq, trazuar me të tjerë toça e tretje,

Sot, cili prej nesh, lëçit ende nga Kulla,

cili nga kukudhima, cili nga tualetet.?


10.QETESI PLOT LEHJE


Njeriu ua këput gjuhën e qullët kambanave…


Paska gjuhë shiu, shkronja, herazi alfabet ? –

Kush ia shkruan qëmoti ditaret e ankesat,

porositë dhe diplomat, lutjet për lirim

nga prangat, qetësi nga qentë?


Alfabet Shiu, gjuhëblertë, gjithësie, shkronja?

Kush ia shkrydh gjymtyrët kur i rraskapiten,

ndonjë pigment, prirjet, jelet dhe jehonat?


Jehonat brofin spiranca të padukshme Shiu,

vrulle të tejdukshëm, t’rrëmbyer dhe çeljetë –

Njeriu ua thërrmon gjuhën ca kambanave

t’ue e dijt se vet pipëzon sa një gjethnajë

rr’fenje, ditëziu, afër, afërlarg nga qentë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page