top of page

Sherife Allko: GJYSMA PËRTEJ  DRITARES

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Nata vallëzon me yjet nën këmbanat hyjnor,

Për dreq pa dasmorë përreth .

Buzët e mia të dehur marrëzisht,

U ngjitën prapa xhamit  të dritares ,

me pikat e lotit si kristal .

 

Sikur jetoj në një ëndërr,

Sikur fle një zgjim me një "tango"qefi,

Në një skenar të shkruar keq.

 

Dritat e rrugës më flasin pa zë,

Më thonë se ti kalon andej pari,

Por unë mbetem këtu,e përgjysmuar

Me duart mbështetur në xham,

Duke kërkuar një shenjë që s’vjen.

 

Era i merr fjalët që s’i thashë,

I përplas në muret e heshtjes sate,

Dhe unë i mbledh si copëza nate,

Si kujtime që s’pranojnë të vdesin.

 

Koha rrëshqet si ujë në pëllëmbë,

Dhe unë s’e ndal dot,

Ashtu si nuk ndala dot ikjen tënde

Në atë çast kur sytë tanë

U ndanë pa zhurmë.

 

Në xham shkruaj emrin tënd,

Por avulli e fshin menjëherë,

Sikur edhe ajri vetë

Nuk do të mbajë më gjurmë nga ne.

 

Dhe prapë…

Rri këtu, në këtë kufi të hollë

Mes botës sime dhe mungesës sate,

Duke jetuar një jetë të thyer në dy,

Gjysmën me ty,gjysmën me hijen tënde.

 

Ndonjëherë dashuria mbetet kënga e perëndimit ,

Nuk lejon të jesh bashkë në shtretërit e lumturisë,

por të mbetesh përjetë prapa një xhami

që nuk hapet kurrë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page