top of page

Mehdi HYSENI: Pa koekzistncë paqësore s’ka drejtësi !

  • 2 hours ago
  • 6 min read

Baromteri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Pa koekzistncë paqësore s’ka drejtësi !

 

*** Që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë (Amerika dhe BRSS), koekzstenca aktive paqësore dhe zbatimi i së drejtës ndërkombëtare (si rrjedhojë dhe pasojë e konflikteve dhe luftërave rajonale në skenën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare (1989-2026),  “janë pensionuar”  si “frut” i globalizmit  30-vjeçar.  Këtë ndër të tjera e vërteton edhe VETO-ja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve tëBashkuara, ku ka “ngrirë-bllokuar Rezoluten 1244 për Kosovën (10 qershor 1999), e cila nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

*** Edhe gjatë luftës së ftohtë (1947-1989) ka funksionuar sistemi i koekzistencës paqësore dhe i bashkëpunimit reciprok të dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS) me gjithë disonancat dhe me rivalitetin e marrëdhënieve të tyre  ndaj çështjeve  relevante të bashkësisë ndërkombëtare, siç janë siguria kolektive, kolonializmi, ekonomia  dhe tregu liberal , si dhe njohja e së drejtës së vetëvendosjes vendeve dhe popujve të kolonizuar nga fuqitë e mëdha botërore në kontinentin e Azisës dhe të Afrikës. Mirëpo, me gjithatë ia arritën që të gjejnë kompromis dhe bahkëpunim në frymën e zbatimit të koekzistencës paqësore, ndonëse ishin dy superfuqi me sisteme ndryshme politiko-shoqëroe (kapitaliste dhe socialiste).

 

Tash, pas mbylljes së kaptinës së luftës së ftohtë (1989-2026), pse në rendin e ri të marrëdhënieve botërore nuk po funksionon as de fakto e as de jure (sipas parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare), PARIMI I KOEKZISTENCËS AKTIVE PAQËSORE ?!

    

      ***  Koekzistenca primitive asimetrike me koekzistencën funksionale aktive paqësore  të OKB-së !

 

Koekzistenca aktive paqësore është vlerë e paçmueshme e bashkësisë ndërkombëtare, që si ide dhe koncept shpërfaqet sidomos në periudhën  historike dhe politike midis dy luftërave botërore ( 1914-1918 dhe 1939-1945). Mirëpo, me gjithë arritjen e një varg traktatesh dhe marrëveshjesh mes fuqive të mëdha botërore për të përfunduar konfliktet dhe luftërat e tyre të përgjakshme , që kishin për qëllim përhapjen e hegjemonizmit, të militarizmit dhe të imperializmit ndaj territoreve dhe vendeve të vegjël në të gjitha kontnentet botëroe. Me një fjalë lidhja e traktateve të ashtuquajtura të “përhershme” të koekzistencës primitive paqësore mes fuqive të mëdha ishte vetëm  në interesin e tyre, që të përfitonin në kohë për realizimin e ndonjë interesi sui generis , që përfaqësonin startegjinë e tyre gjeopolitike, gjeokonomike, tregtare dhe ushtarake për të mbizotëruar mbi popujt dhe vendet e vegjël të pazhvilluar dhe në zhvillim si n Evropë, Azi, Afrikë dhe Ameikën Latine.

Prandaj, kjo lloj  koekzistence ndërmjet grupeve dhe blloqeve ndëraleatore të fuqive të mëdha botërore ipso facto nuk synonte zgjidhjen e problemeve të bashkësisë ndërkombëtare, por vetëm të inetresave të tyre bllokiste, grupore ose rajonale. Për më tepër. Në kuptimin politik dhe diplomatik e konsideronin si “mjetin kryesor” për zgjidhjen e ndonjë konflikti të përkohshëm mes tyre. Mirëpo, praktika e këtillë e aplikimit të “koekzistencës së përkohshme” primitive , dëshmoi  thellimin e konfliktitit, të mosmarrëveshjeve dhe të luftërave  të reja mes tyre, jo kurrfarë paqeje me domethënie koekzistuese në dimensione të marrdhëdhënieve ndërkombëtare. Këtë e vërtetoi edhe lufta e ftohtë (1947-1990) mes dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS).

 

    Pragmatizmi i koekzistencës paqësore dhe  “koncertet evropiane”

Me të përfunduar luftërat e Napoleonit në shekullin XIX, pas Kongresit të Vjenës (1815), Evropa jetonte në “hijen” e të ashtuquajturave “Koncerte  të Fuqive të Mëdha Evropiane”. Ishte koha kur perandorët  e fuqive të mëdha evropiane luftonin për ta pushtuar dhe bashkuar Evropën nën sovranitetin territorial dhe shtetëror të Francës. Për të krijuar një “superfuqi evropiane”, por nën  zotërimin  e Francës.

Mirëpo. siç flet historia e përpjekjeve të tilla të Napoleonit dhe bashkëmendimtarëve të tij për ta integruar Evropën si një “shtet të madh” francez- patën dështuar, ngase në vend të një fuqie të madhe zotëruese në formën e protektoratit perandorak sovran të Francës, shpërfaqen  “Fuqitë e Mëdha ” si një kolektivitet mbizotërues i shteteve më të mëdha dhe më të fuqishme evropiane. Me këtë  simbolikë politike dhe diplomatike u krijua edhe nocioni modern për “Fuqitë e Mëdha”, që simbolizonin një lloj kombi të “imagjinuar” të fuqive të mëdha të Evropës, të cilat në mëyrë koherente ishin në kundërthënie me njëra-tjetrën, ose në rivalitet armiqësor, të grupuara në lidhje apo aleanca të përhershme, por që njëra-tjetrës ia njihnin të drejtën e ekzistencës, të statusit dhe të rolit juridiko-politik e diplomatik të “një fuqie të madhe”  në kuadrin e “Koncertit Evropian”. Ky sistem i lidhjes dhe i marrëdhënieve ndërshtetërore të fuqive të mëdha evropiane  në shkencën e marrëdhënive politike ndërkombëtare njihet si “baraspeshim i forcave”, duke qenë se bazohet në ekuilibrin multipolar(shumëpolësh) dhe të njohjes së drejtave të veçanta brenda fuqive të mëdha evropiane apo ndërkombëtare.

Këtë sistem të ekuilibrit të marrëdhënieve ndërkombëtare, në mënyrën më objektive dhe realiste e ka përkufizuar shkencëtari amerikan i së drejtës ndërkombëtare dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, Morton Kaplan, duke u bazuar në pemisat e hollësishme: “postulatet, parimet themelore të ekzistencës së këtij sistemi, që mund ta quajmë koekzistencë primitive paqësore”.

Në të vërtetë këto premisa kanë të bëjnë me këto rregulla dhe norma të veprimit racional, ndonëse raporti mes shteteve krijohet mbi premisat, rivalitetin  dhe kontradiktat e tyre. Sipas Kaplan Mortonit, së pari, duhet të shmanget konfrontimi apo konflikti i hapur i përdorimit të armëve, kurdo që të krijohet rasti i arritjes së mirëkupimit apo i kompromisit përmes zhvillimit të negociatave, të cilat ndërtohen në bazë të  diktatit të forcës, që posedon çdo fuqi e madhe. Megjithatë, kurrë nuk duhet eliminuar forcën (luftën),nëse   nuk arrihen (realizohen) objektivat e një shteti, në ndonjë formë tjetër diplomatike paqësore.

-Objektivat (qëllimet) gjithmonë duhet të jenë  të peshuara, domethënë të llogaritura mirë, në mënyrë që pala tjetër negociuese të mund t’i pranojë si reciproke), por që  esencialisht të mos rrezikohet  ekzistenca e  saj. Në këtë kontekst, nëse ndonjëra fuqi fiton luftën mbi ndonjë fuqi tjetër më të dobët, atëherë vjen në shprehje njohja e drejtës së fitores  nga ana e palës dobët, që ka pësuar disfatë nga fuqia pushtuese, në mënyrë që gradualisht të përfshihet në “Koncertin Evropian” të fuqive të mëdha. Gjithashtu as kushtet e imponuara dhe të diktuara pas disfatës nuk guxojnë të jenë të rënda dhe të papërballueshme.

Këtë raport të palës fitimtare dhe të asaj humbëse e kundërshton, edhe ky vlerësim i ish-presidentit të Amerikës, Xhon F.Kennedi, kur thotë se : “Ti nuk mund të komunikosh me atë njeri, kur thotë se ajo që është e imja, është e imja, kurse ajo që është e jotja, është e negocueshme”. (F.B., 17 gusht 2026). Në këtë rast, kompromisi është i paarritshëm, për shkak të epërsisë së politikës forcës dhe të kërcëimit me forcë.

Sipas  vlerësimit  aksiomatik  të presidentit  Xhon F. Kennedi, del se të gjitha fuqitë e mëdha, duhet ta kundërshtojnë “pretenduesin”, që ka interesa dhe aspirata historike, politike, ekonomike, tregtare, gjeopolitike dhe  gjeostrategjike, që të mbizotërojë në mënyrë ekskluzive mbi shtetet e  pushtuara, si dhe të pengojnë çdo përhapje (zgjerim) të zotërimit monocentrik të njërës fuqi, domethënë duhet të pengojnë me çdo kusht krijimin e e hegjemonit që do ta impononte vetëm vullnetin dhe interesin e vet mbi të gjitha fuqitë (palët) e tjera qoftë në Evropë apo në ndonjë kcontinent tjetër të përbotshëm.

Kjo “formulë”  nuk është asgjë tjetër veçse përgjithësimi i veprimit faktik të fuqive të mëdha evropiane në shekullin XIX, përkatësisht të shteteve të mëdha ose më të vegjël në sistemet e kufizuara rajonale dhe evropiane të shekujve të kaluar, jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë në tërësinë  e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare (XVIII, XIX, XX).

Sa më sipër, edhe pse ndodhemi në dekadën e dytë të shekullit XXI të Evropës dhe të botës moderne, kjo nuk do të thotë se, është faza përmbyllëse e historisë së njerëzimit. Përkundrazi, kjo fazë hap faqet e një hostorie të re, që në shakllën më të lartë kërkon mbrojtjen e qenies njerëzore (si vlerë kryesore e saj) dhe të ambientit të saj natyror, si vlera fundamentale të ekzistencës dhe të përparimit të tyre.  Këtë e dëshmon edhe Bashkimi Evropian (BE), edhe Kombet e Bashkuara (OKB), edhe OSBE…etj., që në vend të regjenerimit të “Koncertit Evropian” historik, imperialist, hegjemonist, kolonialist, militarist, protekcionist ekonomik, tregtar…etj., BE-ja, OKB-ja dhe OSBE-ja kanë zgjedhur agjendën strategjike dhe gjeopolitike, demokratike dhe paqësore të integrimit rajonal dhe global së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amrikës (SHBA) si superfuqi botërore, duke u dhënë përparësi “TË DREJTAVE DHE LIRIVE THEMELORE TË NJERIUT; EKONOMISE SË TREGUT TË LIRË, ZHVILLIMIT PROPORCIONAL BARAZISË. SOLIDARITETIT DHE E INTEGRIMIT GLOBAL ETJ.

Kjo etapë e re e shekullit XXI, solli edhe dimesionin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare, që drejtpërdrejt dhe reciprokisht lidhen si një tërësi e veçantë, jo vtëm për nga diemensioni hapësinor gjeopolitik dhe gjeostrategjik, por edhe për nga përmbajtja e të arrirave në të gjitha fushat e veprimtarisë publike të njeriut si “njësi”  dhe vlerë fundamentale e bashkësisë ndërkombëtare.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page