top of page

Shaqir Çerpja: HALLET TONA MORËN FUND

  • Oct 2, 2025
  • 1 min read

 

HALLET TONA MORËN FUND

Nga Shaqir Çerpja


Erdhi dita, që ne pritëm,

Hallet tona morën fund,

Se pensionet na u rritën,

Në qytet dhe në katund.

 

Flasin radiot, televizionet,

Dhe gazetat e portalet,

Qeveria rriti pensionet,

Na çliroi nga të gjitha hallet.

 

Qeveria, vendimin  shpall,

Pensionet shumë i ka rritë,

Pensionistët t'a pimë hallall,

Gjysëm kafe, por jo çdo ditë.

 

Tani jemi shumë të gëzuar,

Për çdo muaj kaq shumë lekë,

Disa brisqe për t'u rruar,

Dy paketa ose një palë brekë.

 

Për çdo ditë na e rrit shpresën,

Dhe pensionet na i rrit çdo vit,

Dhe sivjet e bëri shtesën,

Një banane në çdo pesë ditë.

 

Moshë të madhe ne kemi,

E kuptojmë dhe e dimë,

Të padobishëm tani jemi,

Për pushtetin dhe qeverinë.

 

Por kjo qeveria jonë,

Zemërgjërë e zemërmadhe,

Na kujton e s' na harron,

Na heq dertet e na zgjidh halle.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page