top of page

Shalli im


Leximi i poezive


Një zgjua është gjithnjë në kokën time,

zgjimi vjen herët me të,

kjo bëhet më e natyrshme

kur ngas vargun nga memorja në memorje

dhe lexoj në gjerësi të ndryshme.

Leximi i poezive në këtë modë,

i ngjan dy koshereve moderne,

kur pulat i turren në oborr,

një krimbi të shpëtuar nga fshesa,

duke flirtuar me bletën e mbretëreshës aty,

sepse është e pamundur për dy mbretëresha

të jetojnë nën të njëjtën çati.

Ndërsa e zhys lugën në kavanoz me nge,

teksa e lëpij mjaltin në shijen më intime,

lexoj zgjuan, gjithmonë më të zënë se ne,

dhe e kuptoj që nuk ka për të sinonime.

Shalli im

Nga Fatmir Terziu

Për njëzetë vite me radhë,

ne po kalojmë dimrat

në pika të ndryshme të Globit,

ëndrrat tona janë të ndryshme tani së paku,

ndaj i këmbejmë ato në agim,

për të udhëtuar së bashku.

E mbaj në qafë këtë shall,

me të lidh skajet e dy lumenjve të mi,

Shkumbinin e largët plot mall,

e lotin tim që konkuron mbi Tamiz.

Rrobat në tel

Modeluar në kokën e dikujt

të kapura si qershi nga një tjetër

të ngjyera me ngjyra nga një i tretë

tani janë këtu në letër

fiksuar në foton time mbi tel.

Hë si thua

janë rrobat e tua?

1 komentar


Artur Shemaj

Te pergezoj prof Fatmiri dhe te uroj shendet e suksese ne krijmtarine tuaj letrare

Sviđa mi se

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page