top of page

Sfidat e çuditshme përtej botimit


Nga Fatmir Minguli


Sfidat e çuditshme përtej botimit të një libri mbi krimin kibernitik

( Një portret analitik mbi krijimtarinë e juristit të ri durrsak Mustafa Llani bazuar në librin e tij të ri “Krimi kibernitik” botim i 2M, Durrës 2022 )

Njohja me juristin e ri durrsak Mustafa Llani erdhi nga një fakt i vetëm: botimi I librit të tij të parë ”Krimi kibernitik” dhe kjo njohje solli më pas edhe shumë njohje të tjera që të detyrojnë të përkushtohesh për të bërë jo reklamën e librit, gjë e domosdodhme, por për të hapur në eter vlerat e këtij juristi me shumë ambicje për jetën.

Me gjimnaz të mabruar në Durrës, me gradën “Bachelor” të fituar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe me gradën “Master” të fituar në univeristetin “Barleti” në Tiranë ai e mirèpriti trajnimin jashtë shtetit për cështjet kibernitike. Qilimi fluturues tashmë ishte endur në avlemendat e botës së tij të brendshme dhe ai e bëri gati librin për të flutururuar në botë të panjohura.

Duke shkruar për shumë të rinj durrsakë si artistë, shkrimtarë, njerëz të medias, biznesmenë, etj, mendova se në rastin e Mustafa Llanit do të gjeja mundësitë e mia shprehëse për të “pikturuar” portretin e tij analitik, një portret që i kalon përmasat e 3D- s. Por le të të kthehemi në përmbajtjen e librit “Krimi kibernitik”

Në shikim të parë cdo kush do të mendonte se libri “Krim kibernitik” mund të paraprihej nga një libër me temë të gjerë nga ky autor si përshembull “ Hyrje në kibernitikë” apo “Bazat e teorisë kibernitike”. Por, nuk ndodhi asgjë e tillë!

Mustafa Llani, ky kalorës alternativ i shumë pasioneve preferoi të merret me “ Të fundmin e Mohikaneve”, me një nga pjellat e kibernitizmit. Ai goditi në themrën e Aklit të kibernitizmit si teori pozitiviste dhe avangarde.





Në librin e tij “Krimi kibernitik” ai shpalosh kapituj ku i bëhet një skanim gjashtë planësh krimit dhe pasojave që lidhen me të. Pa dashur të ndaloj në analizat për çdo kapitull desha të ndalem te aspekti I inteligjencës artificiale. Në këtë libër autori Mustafa Llani sjell një thënie të Elon Mask i cili ka pohuar në një emision para disa kohësh se rreziku më i madh që do të përballet njeriu në dekadat e ardhshme është inteligjenca artificiale.

Eshtë e qartë se nuk flitet më për taboret e robotëve si tek filmi i hershèm rumun “Fitore mbi dalekët”, e aq më tepër që autori as që i permend objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe që për parim ka faktorët që do të zhvillohen në tè ardhmen e botës kibernitike.

I ndarë në pesè kapituj libri I Mustafa Llanit trajton krimin kibernitik në këtë aspekte: analiza, historik, gjenezë, e drejta penale, prognoza dhe kriptomonedhat. Pa harruar edhe analiza të tjera profesionale në fushën e jurispondencës, autori kthjellon shumë mirë, cështje të ndërlikuara sidomos ato të kriptomonedhës.

Sapo shoqëria shqiptare kaloi një bum goditjesh kiberniiike nga hakerat iranianë dhe që bërë bujë në sferat ndërkombëtare. Cuditërisht ky libër u shkrua para se të ndodhte ky sulm kibernitik dhe ja sot, dëgjohen lajme për një konfernecë të fuqishme që do të mbahet për t’u mbrojtuar nga arma më e re e armikut, arma kibernitike.

Mustafa Llani I ka hyrë spjegimeve të cështjeve të specializuara në mënyrën më të hollsishme duke arritur deri në shpjegimet më delikate si psh, po sjell vetëm shpjegimin e shkurtimit “https” që përdoret në Veb. (Hypertext Transfer Protocol Secure) e ndonjë tjetër.

Ky autor pranon sfidat dhe boton në shtyp artikujt “Blerjet online, si të dallojmë cilat janë më të sigurta?” si dhe artikullin më të hershëm “ Sfidat e studentëve dhe të rinjve në epokën e Covid-19".

Janë artikuj që për nga fuqia shprehëse shkojnë paralel më librin e tij “Krimi kibernitik”. Jeta e tij shoqërore është e gjithanshme. Shoqëria tij lëviz që nga ato të përditshmet deri a te ato të forumve të ndryshme tè Durrësit.

Ndërsa në shoqërinë e përditshme ai ka respekte pa kufi për shokë e shoqe të shumta. Jas i shprehet ai për burrneshën e Durrësit, Dianën: “...mjafton një telefon dhe aty është ajo për ndihmë, këshillon për cdo gjë, kalojmë kohë bashkë me miq e më thotë shpesh: “Ji vetvetja”.

Mustafa Llani me punët e tij të përditshme është edhe aktiv në stërvitjet e palestrës ku ka një qëndrim stoik për t’u admiruar e për t’u marrë shembull.

Ai ka marrë pjesë në “Tu si que vales, Albania” në vitin 2015, ku identifikohet me muzikën pop me këngën “Let Her Go” ndërsa në vitin 2017 merr pjesë në “ The voice of Albania 6” me këngën e Princit “Kiss”.



Duke u identifikuar me muzikën pop ai në fakt është përqëndruar në të kènduarit “Funky” dhe në video klipin që përgatiti me këngën “Love Whispers “ ai u krahasua me këngëtarin Bruno Mars, për shumë ngjashmëri.

Jeta e tillë e këtij djali durrsak edhe pse duket e cuditshme apo dhe shumë e larmishme, nuk është gjë tjetër vecse një jetë normale në ditët e sotme ku dituritë kapen shumë më lehtë se dekada apo shekuj më parë. Kemi të bëjmë me zbërthimin e konceptualitetit të një të riu lidhur me faktin “Krim kibernitik” ku ai thjeshtë shpërtheu, por unë pyes: deri ku do të shkojnë kufinjtë e shpërthimit energjitik të këtij djali në të ardhmen e afërt!?

Më kujtohet skena nga filmi me famë botërore” Milioneri” i regjizorit Donny Boyle i shfaqur në të gjithë botën në vitin 2008 ku djali tetëmbëdhjetë vjecar indian Xhamal Malik triumfoi mbi inteligjencën e vetë emisionit “Milioneri”.

I nisur nga këto hamendësime mbi inteligjencën njerëzore , mendja ku nuk të shkon, sidomos kur Mustafa Llani me librin e tij modest “ Krimi kibernitik” do të ecë më tepër dhe libri i tij i parë nuk do të jetë më modestr, por një vademekum mbi kibrenitikën e “keqe”. Libri i tij do të jetë si një profeci mbi sulmet kibernitike që u bënë mbi dokumentat shtetërore në të gjitha drejtimet dhe ndoshta edhe një profeci tjetër mund të jetë ndarja në “departamente” të ndryshme e problemeve të kriptomonedhës dhe e problemeve të tjera të hakërimit intelektual. Cilat do të jenë sfidat e kriptomonedhës!? Kësaj pyetje dhe cudije Mustafa Llani i është përgjigjur në pjesën e fundit të librit të tij “Krimi kibernitik”.

Po cdo të ndodhë më tutje! Enigmatikja dhe e papërsëritshmja do jenë dhe sfidat e këtij të riu të talentuar. Shtëpia botuese 2M Durrës do të jetë në ndihmë të cdo botimi që Mustafa Llani do të planifikojë në të ardhmen.

Durrës 15 janar 2022

277 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page