Sezioni i Zbardhjes Nga Fatmir Terziu
Qepallat shfletojnë sytë album me ëndërra të bukura kujtime në syprinë shtigje të arta të vyshkura dashuri të mbyllura në legjendë mit peng në një shkëndijë që shndrit të dashuruar në kaçurel ëndrrat e rinisë (ponç portokalli me pak fernet) kafe elbi me dromca të vegjël të këqij fantazmat brenda kaftinës na ndjekin natë pas nate lëvizinj si minj të prodhojnë helmin për dashurinë deri në përjetësi
në një kartolinë pa emër flokët e borës bien,
një nga një të bardhë të lehtë e të rrëndë të gjitha prodhuan vetëm një ëndërr asnjë melodi, as edhe një këngë,
gishtat të këputura nga froni i dirigjentit kilivilin sytë është soji më i ri i trendit që memorjen cyt
mendja krijon e rikrijon një tjetër botë, brenda: bardhësi e paplotë jashtë: përqafon heshtjen e një dimri të ftohtë.
Comments