Semi Sylejmani: Riaktivizohet Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar
- 6 hours ago
- 2 min read

Semi Sylejmani: Riaktivizohet Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar – takim i rëndësishëm në Londër
Londër, Prill 2025 – Më 5 prill 2025, në Londër u zhvillua një takim i rëndësishëm për riaktivizimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të afaristëve shqiptarë në diasporë.
Ngjarja, e organizuar nga Kryetari i Rrjetit, Semi Sylejmani, mblodhi rreth 100 përfaqësues të bizneseve shqiptare nga e gjithë Britania e Madhe, si dhe mysafirë të nderuar nga vende të ndryshme të Evropës, duke i dhënë takimit një karakter të gjerë ndërkombëtar.
Në këtë aktivitet morën pjesë figura të njohura të rrjeteve të biznesit shqiptar, ndër të cilët:
• Omer Nura, Kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
• Ylli Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri
• Visar Robelli, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
• Xhelal Mehmeti, Kryetar i Rrjetit për Luginën e Preshevës
• Musa Hoti, biznesmen i suksesshëm në Belgjikë
• Ardit Zendeli, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve në Austrinë e Epërme

Po ashtu, i pranishëm ishte edhe Zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Vlorat Gashi, i cili shprehu mbështetjen e tij për këtë iniciativë të rëndësishme.
Takimi kishte për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare në diasporë, forcimin e komunikimit profesional dhe promovimin e rolit të tyre në zhvillimin ekonomik, si dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Në fjalën e tij, organizatori dhe Kryetari i Rrjetit, Semi Sylejmani, theksoi rëndësinë e kësaj nisme dhe u shpreh i përkushtuar për ta zhvilluar më tej këtë platformë bashkëpunimi, në koordinim të ngushtë me Rrjetin Global të Bizneseve Shqiptare.
Ngjarja u pasqyrua gjerësisht nga mediat shqiptare në diasporë, përfshirë Gazetën e Londrës, ALB UK TV dhe TVSH, të cilat kontribuan në promovimin e këtij organizimi me rëndësi për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.








Comments