top of page

Sekondat e ekranit


Sekondat e ekranit

Fatmir Terziu


Syri, veshët, ndjesia, tërë ekzistenca

shpërngulen në një pozicion dëshmitari:


i gjalli nuk shikon përtej një kutie me kurora, të izoluar me lule e britma në trotuar.

zërat zvariten lëmë që të marrin, të gjithë hapësirën në ekran.


Çfarë nuk dëgjohet

kërcitja e gishtave nën pallto, xhepa pantallonash, vrimat e hundës.


Nëpër rrugë e lajnë me lëngje zjarri. Së pari ai hesht,

atëherë ai s'flet.


Kaq shumë zbresin rrezet e diellit në këtë cep

një gjethe bie nga një rrap ndanë udhës së shtrëngatave „të letërsisë“

dhe një plak ndalet,

e merr atë,

e shtyn duke e sitkirosur po me atë ashpërsi në fytyrë.


Trumcakët rreshtohen në një tel korporativ

për ta parë atë të hedhur krahëve të lodhura në një trotuar si një akt vodil:

Ikje. Ikje pa fije. Ikje pa lidhje nga kjo jetë. Ikje në moshën e bukur…

Ikje në dritën e diellit.


E aty ekrani tkurret. A tkurret një qelq?!

është një qëndrim dëshmitari:

për fat të keq!


Sheshi mori frymë. Ikja vazhdon të shkruhet nën gjuhë

Dhe ikja si një diell nën re. Heshtja jonë kolovitet, hapërohet, qëndron,

por jo vetëm për ne.

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page