Secili yll ka një histori që ata vendosën në qiell

Në zhurmën e skenës së koreografuar mirë nga mjeshtër të ksenofobisë dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve, koha lëviz në melosin e tretur nga brumi i virgjër i një pylli, duke u gatuar me lotë e mund, për të nënshkruar fatet e së nesërmes. E bota shkruan dhe shuan libra! E gojërat ngrijnë dhe shkrijnë Dimra! Nuk durohet heshtja, zhurma dhe shpërfillja. E Kombi ecën, ecën me projektet e veta, me tërë forcën e shpirtit e të dhimbjes, mbi libra, mbi ëndrra, mbi të gjitha, për të shuar hijet që qeshin nëpër mure, për të flakur dhimbjen me dhimbje.
Fatmir Terziu
Nyje në dru
Ajo shkoi në pyll
për të shkruar një poezi
por në vend të kësaj
atje iu përgjigjën asaj,
pemët flisnin për përralla të gjata,
lumenjtë e mbushur me histori të rrjedhshme,
shkëmbinjtë murmuritnin për mite misterioze,
lulet qeshën me mite qesharake,
dhe erërat pëshpëritnin çmenduri,
në Librari.
Tregime të Bibliotekës
Buzët e saj ishin të ngjyrosura me bojë,
nënshkrime opinionesh,
dhe njohuri prej yjeve
shihte me sy, s'fliste me gojë
nga pluhuri i viteve.
Pemë pa gjethe
Ajo mori frymë
ishte për vetëveten
pa merak për të nesërmen
një që ishte kënaqësi
dhe e plotë.
Dielli i natës së kuqe
Ai ra si një gjethe vjeshte
bukur
ngadalë
dhe pa kujdes.
Duke zier ëmbël
Ajo, një filxhan kafeje
librat dhe muzika,
çaji i saj.
Yjet nuk ulen në rafte
Ajo e shikoi jetën përmes një lente drite
harroi frikën
vrapim i shqetësuar dhe rrezatues gjatë natës
yjet e harruan dritën.
Çelësi
Kur ajo pushoi së dëgjuari të tjerët
dhe la të hyjë universi
Yjet ia puthnin hundën
dhe bota e saj filloi të këndonte
për rrugën.
Secili yll ka një histori që ata vendosën në qiell
Ajo i mbuloi sytë me gjethe
duke shpresuar se do të bëhen jeshile
pas dimrave,
kështu ajo mund të shihte të gjitha zanat
që fshihen brenda librave.
Hijet qeshin nëpër mure
Përfundimisht
nga hiret e saj, ose nga fajet e të tjerëve
ajo u bë një zuzare në historinë e kohës
por ajo nuk ia kishte mendjen,
tretej nga brenda si drutë e një furre,
sepse ajo ishte një hero në vetvete,
hijet qeshin nëpër mure.
Tetor -Nëntor 2001-2022








Comments