Sakip Cami: KONTRIBUTI NE HISTORINE KOMBETARE

KONTRIBUTI NE HISTORINE KOMBETARE I TE RENEVE DHE DESHMOREVE TE DIBRES
Nga Sakip Cami
Për vetë pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik, për traditat luftarake të trashëguara ndër shekuj, për faktin e ndarjes né dy pjesë nga kufijtë e vitit 1913, Dibra dhe dibranët kanë dhënë një kontribut madhor né historinë tonë kombëtare të rezistencës dhe të mbijetesës ndaj pushtuesve të shumtë.
Né Dibër, né fushën e Gjoricës né tetor 1844 është bërë beteja më e përgjakshme pas betejave të Skënderbeut, lufta kundër forcave osmane të komandara nga pashai famëkeq Hajredin pasha, betejë që ka gjetur pak vend né historinë e shkruar shqiptare dhe shumë vend né kumtin popullor.
Né këtë betejë u vranë mbi 2 mijë dibranë dhe vetëm 1 përqind e tyre janë dëshmorë, 20 dëshmorë, kryesisht përfaqësues të Nandë Maleve të Dibrës dhe komandantë e heronj.
Né atë kohë nuk kishte gjuhë zyrtare shqipe për ta evidentuar por populli e përjetësoi né këngë, një baladë me qindra vargje që gjendet né folklorin shqiptar. (Jo ato tre strofë që këndohen edhe sot e kësaj dite, por një iliadë shqiptare). Studiuesi Destan Rama ka evidentuar 50 dëshmorë nga Gryka e Madhe vetëm né luftën kundër Hajredin pashës, né vitin 1844, gjë që duhet të bëhet edhe nga studiuesit e tjerë të historisë sé Dibrës.
Dibranët kanë shkuar dhe kanë luftuar né Nish e Sanxhak né vitin 1878 krahas shqiptarëve të atjeshëm për të kundërshtuar dëbimin e shqiptarëve me dhunë nga trojet e veta. Ka patur shumë të rënë, por vetëm disa prej tyre janë shpallur dëshmorë.
Dibra ka zhvilluar një luftë 9 vjeçare 1912-1921 kundër pushtuesve serb, që kërkonin jo vetëm Dibrën, gjysmën e të cilës ua kishin dhënë fuqitë e mëdha të Europës, por të dilnin deri né Durrës né bregdetin shqiptar, luftë që u udhëhoq nga kryeheroi, gjenerali me shajak Elez Isufi (Ndreu) dhe né krah të tij nipi i tij, Isuf Xhelili (Ndreu).
Sipas Arkivit të FARSh dhe Arkivit e Muzeut të Dibrës për periudhën 1844-1921 janë shpallur mbi 400 dëshmorë, kur siç e theksova më lart janë 2400.
Po sipas Arkivit të FARSh dhe Arkivit e Muzeut të Dibrës për periudhën 1939-1945 janë shpallur mbi 250 dëshmorë.
Për periudhën 1945-1955 janë shpallur mbi 100 dëshmorë.
Të gjitha këto të dhëna gjenden edhe né Librin “Dëshmorët e Atdheut të Shqipërisë” botim i AFARSh né vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
Né luftën për mbrojtjen e Shkodrës, tetor 1912 - mars 1913 kanë rënë 114 dëshmorë dhe vetëm 24 janë shpallur dëshmorë. Kjo theksohet te libri i Xhafer Martinit “Ndregjonët” dhe te studimi i Zenepe Dibrës për dibranët e Shkodrës.
Né luftën e Malsisë, ose të Grykës sé Vogël kundër forcave serbe 25 dhjetor 1912 – 13 janar 1913 janë zhvilluar 19 ditë e netë luftime dhe kanë rënë 170 dëshmorë dhe vetëm 7 prej tyre kanë marrë statusin e dëshmorit. Eshtrat e tyre mund të gjenden edhe sot te Hurdha e Madhe né fshatin Bllacë.
Këto shembuj tregojnë qartë se sa shumë borxh u kemi dëshmorëve të Atdheut. Ata dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, ndërsa ne sot nuk ua gjejmë eshtrat, nuk i shpallim dëshmorë.
Gjatë luftës sé parë botërore dhe kundër serbve Golloborda e Dibrës ka dhënë një kontribut të çmuar për mbrojtjen e trojeve tona kombëtare. Janë të evidentuar shumë dëshmorë dhe ka shumë të tjerë për tu evidentuar, veçanërisht né dy luftërat e Steblevës, 1913, 1920 dhe né atë të Sepetovës 1915. Né masakrën e Pervallit u branë dhe u masakruan dhjetra burra, gra e fëmijë.
Vlen të theksohet roli i klerikve Hazis Lila, delegat i Kongresit të Manastirit, vrarë nga serbët né vitin 1915, i hoxhë Hasan Moglicës dhe Abdi Sallakut që pranuan të futen né varr për sé gjalli dhe të mos pranojnë presionet serbe duke deklaruar:” Kjo tokë që unë po bie, ka qenë dhe asht tokë Shqipërie”
Rënia reroike e nënë dhe bijë, Xhemile e Rabije Abazi né luftën e serbve 1913 si dhe shumë grave tregon për pjesëmarrjen direkte të tyre né luftë.
Né betejën e Lan Lurës tetor 2021 kanë rënë shumë dëshmorë nga Lura, Reçi dhe Dardha, betejë për të cilën unë kam shkruar dhe është bërë një emision televiziv.
Po kështu Kalaja e Dodës, Cereni, Ploshtani kanë shumë të rënë që për fatin e mirë dhe këmbënguljen e banorve është ndërtuar një memorial.
Dibranët kanë dhënë një kontribut të çmuar né Luftën antifashiste Nacionalçlirimtare.
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare né Dibër, né dallim me krahinat e tjera ka patur disa veçori që konsistojnë:- Dibra është krahinë e ndarë nga kufijtë e vitit 1913, por u nda kufiri, por jo gjaku, fisi, miqësia dhe burrëria.
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare né Dibër duhet të studiohet ashtu siç ka ndodhur, e pandarë siç është Dibra, atëhere edhe sot. Dibranët e Shqipërisë dhe dibranët e Dibrës së Madhe kishin lidhje miqësore dhe farefisnore të pandashme. Kufijtë ishin të depërtueshëm dhe të pakontrollueshëm sidomos gjatë luftës dhe për rrjedhojë krerët e kësaj lëvizjeje dhe krerët e parisë e të Ballit Kombtar lëviznin sa në Dibër në Peshkopi.
Partizanë nga Dibra e Madhe luftuan dhe ranë dëshmorë né Tiranë dhe né Shqipëri, partizanë nga Dibra e anës sé majtë të Drinit të Zi, luftuan dhe ranë dëshmorë né Dibër të Madhe dhe né rrethinat e saj.
Dibranët e Dibrës sé Madhe dhe të viseve të tjera shqiptare kishin duruar shtypjen dhe terrorin serb për 26 vjet 1913-1939. Ata né disa periudha të luftës sé gjatë luftuan ndaj shumë pushtuesve. Ata e pritën me entuziazëm lirimin e tokave shqiptare dhe hapjen e shkollave shqiptare né viset shqiptare né periudhën 194-1944.
Përkrah Mujo Ulqinakut më 7 prill 1939 kanë rënë 3 dibranë: Isak Metalia, Ibrahim Osmani dhe Ramadan Veliu. Emri i Ramadan Veliut nga fshati Boçevë është shkruar gabim né memorial Ramazan Velia dhe për çudi megjithse kam shkruar edhe né shtyp nuk bëhet korrigjimi. Ndërsa Isak Metalia është nderuar me medaljen e artë të shqiponjës nga Presidenti i Republikës.
Fillimet e luftës antifashiste nacional clirimtare në Dibër dhe dëshmorët e parë datojnë para formimit të Partisë Komuniste, në prill 1941, në zonën Viçisht, Maqellarë dhe nuk kanë lidhje me organizimin komunist.
Dibra i ka dhënë Atdheut 4 heronj të Popullit dhe 250 dëshmorë né të dy anët e kufirit, midis tyre heroina 18 vjeçare Ibe Palikuqi.
Familja Agolli e Dibrës sé Madhe me veprim né Dibër dhe né Tiranë ka patur 4 vëllezër né luftë. Nexhat dhe Qemal Agolli kanë qenë kuadro drejtues të formacioneve partizane, të cilët pas luftës regjimi serbo-sllav i burgosi dhe i persekutoi. Musa Agolli u vra né kampin e Prishtinës né tetor 1944, ndërsa Mahmut Agolli ka qenë kuadër i përgatitur i luftës dhe i ushtrisë.
Fshati Trebisht i Dibrës i ka dhënë Atdheut 12 dëshmorë, 10 të çertifikuar para vitit 1990 dhe dy të tjerë të çertifikuar më vonë.
Vetëm nga fisi im kanë rënë 5 dëshmorë gjatë luftës kundër turqve, serbve e bullgarëve dhe 8 dëshmorë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Unë i përkas një familje dhe një fisi që ka dëshmorë né katër breza, kundër turkut, kundër serbo-bullgarëve dhe kundër nazifashistëve.
Né vitin 1880 turqit vrasin né Dibër të Madhe Mahmut Camin, i cili kishte pritur dhe përcjellur Abdyl Frashërin për né Prizren né vitin 1878.
Kushurinjtë e mi né Dibër të Madhe kanë dhënë kontribut të çmuar gjatë periudhës 1908 – 1912 për organizimin e kryengritjes përfundimtare kundër turqve , kryengritje që ofroi pavarësinë e vendit si dhe për gjuhën dhe shkollat shqipe. Pesë anëtarë të Klubit atdhetar “Bashkimi” ishin nga fisi Cami, stërgjyshi im Shaban Cami, Eqerem Agë Cami, anëtar i këshillit drejtues, Hamit Agë Cami, Shahin Cami dhe Ramadan Agë Cami.
Gjatë luftës sé parë botërore dhe gjatë luftrave ballkanike kanë vepruar 2 çeta luftëtarësh, çeta e Fetah Camit né Viçisht dhe çeta e Dan Camit né Sepetovë.
Këto çeta u bënë tmerr i serbve, ndaj Camet u bënë preja e parë e armiqve, shkruan Prof. Gazmend Shpuza né librin ”Kryengritja fshatare e Shqipërisë sé mesme” , botim i vitit 1986.
Pushtuesit bullgarë gjatë luftës sé parë botërore, pjesë e Alenacës Tri palëshe né janar të vitit 1916 pushtuan Dibrën dhe shpallën qeverinë e tyre të përkohëshme né Peshkopi.
Ata hasën rezistencë nga gjithë populli dibran dhe veçanrisht nga ai i Gollobordës dhe i fshatit tim, ndaj vranë komandantin e çetës Fetah Camin né Golevisht, Ramiz Camin né Sepetovë dhe arrestuan né Viçisht Beqir Camin. Beqirin e dërguan né Sofie ku e dënuan me varje né litar.
Né vitin 1918 serbët vranë edhe Shaban Camin, babain e Fetës për të neutralizuar veprimin e çetës , por rezistenca vazhdoi.
Né vitin 1939-1940 janë internuar nga fashistët për qëndrimet e tyre antifashiste né Mbreshtan të Beratit Sinan dhe Uke Dan Cami.
Né prill të vitit 1941 vritet nga italianët né Gjoricë mësuesi i fshatit, normalisti Fasli Cami. Musa Kraja né librin e tij studimor për arsimin né Shqipëri thekson se Fasli Cami është mësuesi i parë dëshmor i LANC.
Po né prill 1941, çeta e komanduar nga kapiten Ahmet Cami godet një fushim të një batalioni italian duke i gjetur né befasi dhe duke i shpartalluar. Kjo ngjarje e para e këtij lloji né Dibër e né Shqipëri bëri bujë dhe Komanda e Divizionit Firence filloi arrestimet né fshat.
U arrestuam dhe u dënuan me pushkatim Musa Cami, Ejup Cami, Mexhit Lezi dhe Sefer Cami.
Pas disa ditësh u arrestua komandanti i çetës Antifashiste Ahmet Cami dhe 18 burra të tjerë të fisit tim, tre vëllezrit Hasan, Liman dhe Rifat Cami, babë e bir Dullë dhe Uke Cami, babë e bir Lam dhe Aqif Cami, babë e bir Rrem dhe Shahin Cami, vëllezrit Tafë dhe Dilaver Cami. Ata i dërguan né burgun e Tiranës, (sot burgu 313) dhe më pas né burgun e Burrelit. Né vitin 1942 Dilaveri vdiq nga torturat.
Eshtë miratuar një memorial për këta 19 luftëtarë né anë të fasadës sé burgut 313 né rrugën “Jordan Misja”.
Pas daljes nga burgu Ahmeti me kushurinjtë e tij dhe me shumë luftëtarë të tjerë të Gollobordës që nga Trebishti deri né Gjoricë më 25 maj 1943 formuan çetën partizane të Gollobordës me komisar Spiro Velkon nga Korça, mësues né Radovesh, Hamdi Lleshin zv komandant dhe Prokop Murrën zv komisar.
Pas daljes nga burgu Rremi, Dulla dhe Shahini vdiqën nga plagët dhe torturat e marra.
Ceta e Gollobordës kreu shumë aksione dhe né tetor 1943 vritet né luftën e Peshkopisë Ahmet Cami, komandanti i çetës.
Né nëntor 1944 né luftë për çlirimin e Tiranës vritet edhe Mahmut Cami partizan i Brigadës sé katërt.
Né vitin 1950 për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë ra dëshmori ish partizani i Brigadës sé 18, polici Hamit Cami.
Né këtë kumtesë paraqita shumë pak nga kontributi i Dibrës dhe i dibranve né luftën për liri dhe pavarësi, i cili është i jashtëzakonshëm.
Burimet
1. Arkivi i FARSh
2. Muzeu Historik Dibër
3. Libri i dëshmorve të Atdheut, botim i AFARSh 2012
4. Haki Stërmilli “Dibra në prag të historisë” 1940
5. Kristo Frashëri “Historia e Dibrës” 2012
6. Moisi Murra “Dibra nga antikiteti në monarki” 2017
7. Fatos Daci “Dëshmorët dibranë” 2014
8. Sakip Cami “Dibra, ngjarje dhe luftëtarë” 2022
9. Sakip Cami “LANÇ në Dibër” 2019
10. Sakip Cami “Fshati i martirizuar “ 2002
11. Gazmend Shpuza, “Kryengritja fshatare e Shqipërisë sé mesme”
‘ Kjo kumtesë u mbajt né sallën “Aleks Buda” të Akademisë sé Shkencave të RSh, né sesionin shkencor kushtuar dëshmorëve të Atdheut, organizuar nga Organizata e Dëshmorëve të Shqipërisë, UCK, Organizata e Dëshmorëve e Shqiptarëve të RMV dhe Organizata e dëshmorve të Shqiptarëve të Malit të Zi.








Lavdi heronjëve dhe dëshmorëve dibranë të të gjitha kohërave për kontributin e dhënë për pavarësi e çlirim kombëtar!