Sakip Cami: IMAMI ATDHETAR I SHQUAR DIBRAN
- 6 minutes ago
- 5 min read

Nga Sakip Cami
Daut Langu ishte djali i dytë i Osman Efendi Langut, deshmor i Atdheut. Në Nëntor të vitit 1912 kur atdhetarët shqiptarë shpejtonin për të ngritur flamurin në Vlorë dhe të shpallnin pavarsinë e Shqipërisë, 1000 dibranë të qytetit të Dibrës e Rekës, u nisën drejt Manastirit, për të mbrojtur këtë qytet nga ushtritë serbe e greke të cilët po pushtonin mbarë viset shqiptare. Luftrat zhvilloheshin në fshatrat Ovak e Preblicë të Manastirit dhe në fushën e Orizanit, afër Manastirit ku luftuan heroikisht deri sa dhanë jetën si deshmor Osman Efendi Langu, Jusuf Efendi Skikuli dhe komandanti i tyre Aqif Selim Rusi, të cilet permenden në librin e Haki Sharofit : “Historia e Dibres” dhe te Haki Stermillit: “Dibra ne prag te historise”, 1940.
Vellai i madh i Dautit, Sherifi ka qene kryetar i Klubit “Bashkimi” te Dibres (1908-1910) dhe delegat i Kuvendit te Vlores, 30 nentor 1912 -4 dhjetor 1912
Dauti lindi më 1883 në Dibër të Madhe. Shkollimin e mbaroi në vendlindje. U martua me Muniren e lindur më 1895, familja Myftiu, pra motër me Firdozin gruan e Sherifit ( baxhanak me Sherifin ). Dauti kishte tri vajza dhe dy djem.
Edhe Dauti e ndoqi rrugën e të vëllait, Sherifit, në aspektin kombëtar dhe fetar, nga që ndikoi edukata familjare, shoqërore dhe qytetare. Ai ka pastur një karakter të forte, moral të paster, respekt në komunitetin dibran dhe humanitar ndaj shtresës së varfer.
Gjendja ekonomike e tij ka qenë e mire, është marrë me kultivimin e prodhimeve bujqësore, rritjen dhe zhvillimin e blegtorisë etj.

Në vitin 1908 duke qenë të pakënaqur nga qëndrimet e qeverisë Turke për ndalimin e shkollave shqipe, Daut Langu dhe Eqerem Cami e udhëheqin aksionin me krerët dhe popullin Dibran kundër qeverisë turke dhe per disa javë protestuan ne qytet.
Ne mars te vitit 1911 erdhi ne Diber ministri i brendshem turk Haxhi Adil Beu ne krye te nje komisioni per zbatimin e reformave perandorake. Studentet e Gjimnazit te Dibres ndermjet tyre dy vllezrit e Dautit, Shabani dhe Rifati u ngriten ne proteste kunder reformave osmane dhe per lejimin e gjuhes shqipe, proteste qe perfundoi me plotesimin e kerkesave.
Në muajin Prill 1941, pas kapitullimit të Mbretërisë Jugosllave, Dibra e Madhe ra nën zonën pushtuese Italjane , ku u formua “Komiteti Shqiptar” me antarë : Daut Langu (Imami) , Sherif Langu ( Imami ), Osman Piperku , Nuri Shehu , Osman Rusi , Ali Maliqi , Hysni Dema , Sabri Maqellara , Uke Saliu , Uke Cami, etj., me objektiv : Bashkimin e viseve shqiptare me shtetin shqiptar, hapjen e shkollave shqipe në Dibër e rrethinë , funksionimi dhe veprimi i gjyqsorit etj.
Në vitin 1941 Kryetar bashkie ishte Shemsi Hatipi ndërsa Kryetar i Këshillit të Kuvendit ishte Daut Langu, antarë Osman Rusi , Shahin Pasholli , Beqir Taraneshi , Riza Axhialili , Tosum Spahiu etj.
Në këtë kohë popullata shqiptare u përça në njenin krah u formuan forcat vullnetare Atdhetare shqiptare të udhëhequr nga patriotë shqiptar me emrin “Bashkimi Dibran “, dhe në çetat partizane të udhëhequr nga komunistë shqiptar të zhgënjyer me premtime boshe nga politikanë shovenist sërbo – maqedonas duke shpresuar se pas lufte do ketë “Vllazërim-Bashkim. Dibrën e kishin në dorë forcat vullnetare atdhetare dibrane dhe një numër i vogël ushtarë gjerman , pra gjithsej nuk bëheshin më shumë se 250 veta.
Më 9.korrik 1944 çetat partizane të udhëhequr nga eprorë sërbo-maqedon të cilët numrojshin 750 vetë vendosën ta sulmojnë qytetin e Dibrës së Madhe. Këshilli i Dibrës me në krye Kryetarin Shemsi Hatipi , vullnetarët dibran u vendosën në kodrat e Dibrës , guri i Amza Begut, katundi Elevc dhe Rajçicë . Në këto formacione ishte edhe Daut Langu ( Imami ).
Sulmi i luftës filloi në ora 4 të mëngjezit , për shkak të erësirës dhe numrit të madh të ushtarëve, mundën të afrohen pranë rojeve vullnetare dhe në befasi duke luftuar 2 orë, një pjesë të vullnetarëve u vranë, u plagosën dhe pjesa tjetër u tërhoq . Lufta mori fund në ora 7 të mbramjes me shpartallimin e çetave partizane jugosllave.
Në këtë luftë në moshën 61 vjeçare u vra Daut Langu dhe shumë atdhetarë dibran në mbrojtje të qytetit të Dibrës.
Të vrarë nga vullnetarët atdhetar janë :
Daut Langu- Imami ( vëllai i Hafiz Sherif Langut (Imami) ), Muhamet Hysa , nënpunës i gjendjes civile, Xhemal Ahmeti, nënpunës finance, Shuaip Greva , ekonomist i shkollës tregtare Vlorë, Maksut Kërluku , Arif Jevgu , Rahman Jevgu , Xhem Jevgu , Veledin Jevgu , Cen Jevgu , Gani Korumi , Shefqet Korumi , Hasan Rexhep Ramku, Munir Kërliu , Feim Sadiku , Aqif Jevgu.
Të plagosurit :
Seit Daci , Ilmi Bollçishta , drejtor i zyrës postelegrafike, Mehmet Toçi , Asllan Sela , Faik Spahiu , Dalip Dobrova , Bexhet Abdishurdhi , qytetar .
Të vrarë nëpër shtëpi nga granadat :
Murat Mela, Qamil Begu, Izet Sallaku, Mentor Menzelxhiu.
Të plagosur te tjere :
Tre fëmije të Sami Osmanit, e ama e Ymer Melos, bashkëshortja e Ferit Pashollit, bashkëshortja dhe i biri i Izet Sallakut. ( Të dhënat janë nga gazeta “Bashkimi I Kombit” 19.korrik 1944 ).
Në postin si udhëheqës i Këshillit të Bashkisë – Dibër , Daut Langu e aprovoi vendimin që të punohet dhe te vendoset busti i Skenderbeut më 25.02.1942 , veper e Odise Paskalit dhe më 11 prill 1942 u përurua busti i Skenderbeut në sheshin e qytetit të Dibrës së Madhe.
Këshilli vendosi që financimi i bustit të jetë nga buxheti i bashkisë ,mirpo pas një kohe ndodhi vjedhja e arkës së bashkisë së Dibrës dhe antarët e Këshillit dhanë propozim që paratë të mblidhen me kontribut nga popullata, mirpo financimin e këti busti e muaren përsipër dy persona : 80% Beqir Taraneshi dhe 20% Daut Langu (Imami) . (Të dhanat jane marre nga Ilmi Krifca ).
Gafur Duka nga Spasi tregon se në fshatin Spas ka ndodhur një mosmarrveshje në mes disa fshatarëve dhe ushtrisë kufitare sërbe dhe fshati ka qenë i izoluar disa ditë. Por duke shfrytëzuar autoritetin, aktivitetin, mençurinë dhe aftësine e Daut Langut, ai u dërgua të bisedojë me eprorin kufitar , bisedë qe dha si rezultat heqjen e izolimit te fshatit Spas.
Kisha Orthodokse karshi shtëpisë se Langollarve ka qenë xhamia “Dervish Mustafa”e Lagjes Dollmahallë, në të cilën si imam i kësaj xhamie ka shërbyer Osman efendi Langu si dhe djali i tij Hafiz Sherif Langu.
Vendndodhja e Xhamisë ka qenë karshi shtëpisë së familjes Langu,prandaj populli i Dibrës së Madhe e quente edhe si “Xhamia e Langollarëve”.Kujdesja dhe pastrimi i xhamisë është bëre nga antarët e familjes Langu. Në oborin e kësaj xhamie jane varrosur antarë të familjes Langu.
Regjimi bullgaro-sërb në vitin 1913 vendosi që ta prishi xhaminë “Dervish Mustafa”, dhe në themelet e xhamisë ndërtoi Kishën Orthodokse e cila në ditën e sotme po të shikohet nga brenda ka disa shenja të xhamisë, ku dhe drejtimi i Kishës është kah Kiblja.
Para shkatrimit të xhamisë “Dervish Mustafa” nga regjimi Bullgaro-Sërb,familja Langu bëri rivarosjen e personave të vdekur sipas rregullave fetare Islame në Lokalitetin e varezave të Teqes “Këllëç – Babë”.








Comments