Nexhbedin Basha: 70 VITE JETË - NJË NUMËR, JO NJË MOSHË

KADRIU – NJERIU I PUNËS QË NUK U LODH KURRË
- Urim zemre me rastin e Ditëlindjes-
Në Shimçan, familja nuk ishte thjesht një bashkim njerëzish që ndanin një çati. Ishte një trung i vetëm, i rritur mbi një tokë të ashpër, ku çdo degë kishte peshën e vet, por edhe përgjegjësinë për të mbajtur tjetrën. Askush nuk jetonte vetëm për vete. Të gjithë jetonin pak për veten dhe shumë për njëri-tjetrin.
Në atë shtëpi, me prindërit tanë, Muliun dhe Shefqeten, ku fjala “sot” shpesh ishte më e rëndë se “nesër”, u rritëm nëntë fëmijë: gjashtë djem; Kadriu, Nexhbedini, Agimi, Shaqiri, Edipi e Kujtimi dhe tri motra: Atifetja, Flutra e Mendimja.
Ishim si degët e një peme, rrënjët e së cilës ishin ngulur thellë në mund, sakrificë dhe dinjitet.
Sot, në 70-vjetorin e Kadriut, si njeri i letrave, dua të flas për vëllanë tonë më të madh, për njeriun që kjo ditë na ka mbledhur jo thjesht për një darkë, por për diçka shumë më të madhe: për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të gëzuar së bashku.
Kadriu, si më i madhi ndër djemtë, ka pasur një vend të veçantë në familjen tonë. Ne e kemi parë gjithmonë me respekt e dashuri dhe, sidomos pas ikjes së prindërve tanë, prania e tij ka marrë një peshë edhe më të madhe.
Tani që babai dhe nëna nuk janë më mes nesh, i imagjinojmë duke na parë nga lart, të mbledhur bashkë. Dhe sikur na thonë me zërin e tyre të dashur:
“Na bëhet zemra mal kur ju shohim të bashkuar, të qeshur e të lumtur.”
Kadriu është nga ata njerëz që jetën nuk e kanë treguar me fjalë, por me vepra.
Ai u arsimua në Tiranë, në Shkollën “17 Nëntori”, sot Shkolla Profesionale “Haris Fullsi”, ku u përgatit si specialist automekanik. Që i ri u lidh me mekanikën, me hekurin, me veglat dhe me punën që kërkon durim, saktësi e përkushtim.
Në Tiranë mësoi zanatin, në ushtri mësoi disiplinën dhe në jetë mësoi përgjegjësinë.
Gjatë rrugëtimit të tij profesional ka qenë shef parku, mekanik, kryetar i Bashkimeve Profesionale në Ndërmarrjen e Grumbullimit, drejtues sektorësh dhe më pas biznesmen.
Por, mbi të gjitha, ka mbetur një punëtor i palodhur, një njeri që nuk u tërhoq as atëherë kur koha ndryshoi dhe gjithçka rreth tij u lëkund.
Kur shumë struktura u mbyllën dhe shumë njerëz humbën drejtimin, ai nuk u dorëzua. Nisi nga e para. Tregti, punë private, shërbime teknike - çdo punë që i jepte mundësi të siguronte familjen dhe të jetonte me dinjitet.
Edhe sot, në Tiranë, pranë Bashkisë së Tiranës, në detyrën e shefit të sektorit që kujdeset për shatërvanët e qytetit e vaditjen, ai vazhdon të punojë me të njëjtin përkushtim. Për të, puna nuk është vetëm detyrë; është përgjegjësi dhe mënyrë jetese.
Këtë përvojë di t’ua përcjellë edhe të tjerëve, duke i udhëzuar me qetësinë e një njeriu që profesionin e ka mësuar në praktikë dhe e ka kthyer në pjesë të jetës.
Martesa me Violetën i dhuroi tre fëmijë: djalin, Ermalin, i martuar me Jonën, dhe dy vajzat, Brunildën e Edlirën, të cilat kanë krijuar familjet e tyre. Për ta, Kadriu dhe bashkëshortja e tij janë krenarë.
Sot, 70-vjetori i tij është, në të vërtetë, vetëm një shifër në gjendjen civile. Sepse Kadriu, edhe pse mbush 70 vjeç, ende duket si një djalë i ri.
Kjo ditë ka mbledhur rreth tij trungun e familjes: vëllezër e motra, fëmijë, nipër e mbesa. Ai gëzohet për arritjet e fëmijëve të tij, të vëllezërve dhe motrave, dhe ndjehet i plotësuar kur është i rrethuar nga dashuria e nipërve dhe mbesave: Frenkli, Roani, Eliverta dhe Adora.
Prania e Adorës pranë familjes është një gëzim i veçantë, një ngrohtësi që i sjell dritë zemrës dhe e bën këtë rreth familjar edhe më të bukur.
Respekti nuk i ka munguar kurrë: as nga vëllezërit e motrat, as nga miqtë, as nga fëmijët, nipërit dhe mbesat.
Në familje ka mbetur gjithmonë i njëjtë: i qetë, i fortë dhe i besueshëm. Një njeri që nuk premton shumë, por e mban fjalën. Një njeri që nuk kërkon lavdi, por lë gjurmë.
Dhe ndoshta kjo është pasuria më e madhe e një jete 70-vjeçare: të jesh i dashur, i respektuar dhe të kesh lënë pas vetes kujtime të mira në zemrat e njerëzve.

Po, mbi të gjitha, pasuria më e çmuar janë fëmijët; ata që i sheh të rriten, të ndërtojnë jetën e tyre dhe të ecin me këmbët e veta. Në sytë e tyre sheh vazhdimin e vetes, në sukseset e tyre gjen një pjesë të mundit dhe sakrificave të tij, ndërsa në dashurinë që i falin ndien se asnjë vit nuk ka kaluar kot. Fëmijët janë dëshmia më e bukur se çfarë ke mbjellë në jetë dhe kujtimi më i gjallë që një njeri mund të lërë pas.
S’mund ta lija këtë gëzim e hare të na ikte pa një varg,
se nga zemra që të do, edhe fjala bëhet këngë e mall.
GJURMË KALORSIAKE!
VËLLA!
Sonte s’më duhen fjalët e mëdha,
më duhet emri yt i mirë;
në sytë e tu lexoj gëzimin e jetës,
një rrugëtim jo i lehtë, por as të
vështirë.
Në kujtime kemi qeshur e kemi
qarë,
jemi rritur bashkë mes
buzëqeshjesh,
kurrë s’u ankuam për rrugën e
gjatë,
kemi ecur, jemi rrëzuar dhe jemi
ngritur
me forcë, me durim e me
përpjekje
Sonte flaka e gëzimit më ka
mposhtur,
çdo fjalë në tryezë është një varg që
lind për ty,
në të ka emocion, dashuri të
pashuar,
si piktori me penel, poeti me pen
thur për ty një poezi.
Nën hijen e lisit, në Shimçan u
rrite,
flladitur me erë mali e bjeshkësh;
me ninullën e nënës në djep u
përkunde,
si kalorës beteje nise udhën e
jetës.
Që fëmijë nise kalvarin e
pjekurisë;
si më i madhi ndër djemtë para,
kohe u rrite,
u kalite nën kurorën e
vështirësive,
mbajte mbi supe peshën e kohës
dhe përgjegjësive.
Në sytë e tu shkëlqen gjithmonë
drita;
si vëlla i madh, je model
për jetën.
gjurmë ke lënë kudo ku ka
shkelur këmba,
si një gur i çmuar, të mbajmë në shpirt
e zemër.
Shtatëdhjetë vite janë shumë,
vëlla,
por për ne ti je po ai djalë;
ai që ecte përpara pa u trembur,
me ballin lart, nën shi, borë e acar.
Sonte s’je vetëm ti ai që gëzon,
gëzojmë të gjithë kur të shohim
dritën në sy.
ti për ne je një “baba” i dytë,
je streha ku rrëfehemi çdo ditë.
Vëlla,
ti sonte i mbushe të
shtatëdhjetat!
Por djalë i ri mbetesh në sytë
tanë;
Në këtë natë edhe yjet për ty
flasin;
S'numërojmë vitet që shkuan,
por gjurmët e bukura që ke lënë
pas.
Sonte flaka e gëzimit më ka
mposhtur,
çdo fjalë në tryezë është një varg që
lind për ty,
në të ka emocion, dashuri të
pashuar,
si piktori me penel, poeti me pen
thur për ty një poezi.
Nën hijen e lisit, në Shimçan u
rrite,
flladitur me erë mali e bjeshkësh;
me ninullën e nënës në djep u
përkunde,
si kalorës beteje nise udhën e
jetës.
Që fëmijë nise kalvarin e
pjekurisë;
si më i madhi ndër djemtë para,
kohe u rrite,
u kalite nën kurorën e
vështirësive,
mbajte mbi supe peshën e kohës
dhe përgjegjësive.
Në sytë e tu shkëlqen gjithmonë
drita;
si vëlla i madh, je model
për jetën.
gjurmë ke lënë kudo ku ka
shkelur këmba,
si një gur i çmuar, të mbajmë në shpirt
e zemër.
Shtatëdhjetë vite janë shumë,
vëlla,
por për ne ti je po ai djalë;
ai që ecte përpara pa u trembur,
me ballin lart, nën shi, borë e acar.
Sonte s’je vetëm ti ai që gëzon,
gëzojmë të gjithë kur të shohim
dritën në sy.
ti për ne je një “baba” i dytë,
je streha ku rrëfehemi çdo ditë.
Vëlla,
ti sonte i mbushe të
shtatëdhjetat!
Por djalë i ri mbetesh në sytë
tanë;
Në këtë natë edhe yjet për ty
flasin;
S'numërojmë vitet që shkuan,
por gjurmët e bukura që ke lënë
pas.
PËR TY, VËLLA I MADH…
Vëlla Kadri,
Sot nuk po numërojmë vitet e tua, por rrugën që ke bërë dhe gjurmët që ke lënë. Qysh në fëmijëri, “të hanin duart për punë”. Dora jote kërkonte gjithmonë të ndërtonte, të rregullonte e t’u vinte në ndihmë të tjerëve.
Kështu u rrite dhe kështu e ndërtove jetën: punëtor, i palodhur, i drejtë dhe gjithmonë pranë familjes.
Sot, në 70-vjetorin tënd, të shohim me krenari. Kujtojmë prindërit tanë, fëmijërinë në Shimçan dhe rrugët e ndryshme që kemi përshkuar, por që na kanë mbajtur gjithmonë bashkë.
Gëzuar 70-vjetorin, vëlla Kadri!
Nexhbedin Basha
Vëllai, gazetar & poet








Comments