Sakip Cami: Dashuria e nënë
- Sep 5, 2025
- 1 min read

Nga Sakip Cami
E pyetën një nënë
Se cilin djalë donte më shumë
Nëna u ndje e fyer rëndë
Ç’është kjo pyetje,shumë e për lumë.
Merre thikën dhe preje një gisht
O bir, njësoj dhemb cdo gisht
Në dejet e fëmijve gjaku im
Nga sytë e tyre unë marr dritë.
Po, e dua më shumë
djalin që është në udhëtim
Në ajër, në det, në rrugë
Deri kur të kthehet e t’ja shoh sytë e zi.
E dua më shumë
Djalin e sëmurë në shtrat
Sëmurë ndjehem edhe unë
Deri kur të ngrihet në këmbë si shpat.
E dua më shumë
djalin e vogël, e parritur
Derisa të rritet si ti dhe si unë
Të mos i ndodhë asgjë e papritur.









Comments