top of page

Sadullah Zeqiri: FILOZOFI JETE...

  • Jun 30, 2025
  • 1 min read

E kam pasur gjyshin natar

shumë njeri i mbarë

gratë e quanin edhe kurvar...

Por, mua

më ka mbetur në kujtesë

një mendim i tij, delikatesë

kur thoshte qetë, qetë...

Pasha tadën

në këtë jetë

të gjitha bën të presin

për më vonë të mbesin...

Vetëm kafeja mbi shporet

edhe gruaja në krevet

nuk presin

do e kuptosh ‘dhe vet...

Se njëra gufon

e tjetra shkumon...!

Mbaje mend këtë mësim

se të duhet për jetë

Xhani im...!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page