Sadik Bejko: VOTONI SHQIPËRINË JO PARTINË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 8 hours ago
- 3 min read

Më 11 mbahen zgjedhjet. Sot data 6 maj. Asgjë e re në horizont.
Jam shumë pesimist për fundin e këtyre zgjedhjeve.
Plaçkitësit e partive të majta në pushtet janë më sa duket favoritë për të fituar përsëri.
A ka alternativë tjetër? Po. Është një burrë që mbahet në këmbë me masazhe fizioterapisti dhe me serume vitaminoze. Një plak mbi 80 vjeç. Një kalë i thinjur.
Dhe jo aq mjeshtër i mbrapështive sesa rivali i tij.
Rama po bën fushatën me gjuhën më vulgare sesa kurrë më parë. Pa mendim. Pa pendim për gabimet. Sharje me fraza, konstrukte, klishe gjuhe nga thesi i pastruesit romë të rrugës. Grisje e ulët nervash në hulli të teksteve të folk-tallavasë së Noizit.
Një arketip politik rrugaçëror i ngritur në pushtetin më të lartë. Rrugaçëror si gjuhë, si veprim, si vullnet, si fshirje b..., hunde me ligjin lart poshtë nga krejt administrat. Zbritja mjehtërisht te gjuha e rrugës, është zgjedhje e nivelit të atyre që u flet.
Ky zgjedhës i oralitetit të analfabetëve funksionalë, konsumator i gjuhës më vulgare, ky dru pylli, pa tru të filluar, që nuk lexon e nuk flet me tekste të shekullit të XXI, e pranon Ramën si zërin e gjyshit të përrallave me gogolë e me mbret. Ja këneta, u thotë Rama... dhe naivët, amvisat e telenovelave turke, shtëpiake e dëshpëruara, rrahin duart. Ja bufi buvuvu... oh oh fërkojnë barkun zgjedhësit pa tru. Oho oho ky Rama aktor na luajti gjakun, na kënaqi.
Ky zgjedhës, me instinkte parake, do uu e bubu, e vu vu uhuhu, kuturu.. e shkon në kutinë e votimit symbullur si kërmilli futur në terrin me jarga të guaskës së vet. Rama flet me instiktet e turmave.
Rama në klasën e rrjepësve është më kasapi i të gjithëve të këtij vendi. Kurrë më parë Shqipëria klasën e atyre që e rrjepin, e vjedhin, e plaçkisin paturpësisht, nuk i ka pasur në pushtet. Dhe kaq gjatë.
Këta plaçkitës kanë emra. Janë me damkë hajduti. Në pranga pas hekurave... Po Rama u flet kërmillave të plehut, kërmijve që hanë jargë dheu nëntokë. Në errësirë trunore. Po të ishin mbi tokë, jo me sytë, veshët taposur me baltë ... do ta shihnin të vërtetën.
Ata besojnë , përrallën... jo të vërtetën në pëllëmbë të duarve, në dritë të diellit.
Më këtë tip zgjedhësi, nuk ke ç' bën.
Kaq të verbër, kaq të pistë, pa tru, kaq pa moral e pa skrupull sa mbrojnë hajdutët e shpallur sheshit, janë të gjithë këta të elektoratit të majtë në Shqipëri?
Unë njoh shumë njerëz me tru ndër të majtët tanë. Kam miq. Janë të ndershëm. E vuajnë që kanë këta hajdutë klasi në krye të vendit. Edhe të majtët nuk fitojnë gjë, janë njerëz si të gjithë ne që e pësojnë nga kjo politikë.
Po kur votojnë ata janë... nuk po e them si janë... Ata po na sjellin hajdutët më të pështirë në pushtet. Dhe vetë janë pa brekë.
Absurd. Po çdo kohë ka absurditete pa shpjegimi, absurde që arsyetimi racional nuk i arrin, nuk i prek.
Po elitat... ku janë? Në botë, në USA, presidentë e politikanë të nivelit të sotëm më të lartë të atij vendi, shajnë deri Harvardin, Universitetin, një ndër institucionet diturore, që ka dhënë klikën më të ndritur të kulturës në historinë e SHBA -së.
Po në Shqipëri....
Këtu elitat janë të blera...
Të diturit që prodhon Shqipëria e sotme prej vitesh janë punësuar në vende pune të respektuara në Europë, SHBA, Kanada, Australi. Janë 40-vjeçarë që studiuan ekonomi, mjekësi, inxhinieri, financë, elektronikë... Janë ajka e mendjes që i iku Shqipërisë. I ikën. Dhe nuk i kthehet.
Edhe çunat e gjimnazit po i ikin Shqipërisë. Edhe të Universitetit. Nuk i besojnë pasaportës europiane të Ramës. Hajdutët në Europë?
Po mbesin në pleqtë, qyqarët.
Shqipëria e sotme e Ramës është e denjë për tekstet tallava të Noizit. Dhe për supermjeshtrin e rrugaçërisë... Ramën.
Zvkryemnistra, bashkiakë e ministra të të cilit vjedhin e vjedhin ditë e natë... pas murrizit, pas kurrizit të Kryekusarit tonë Kryeministrit.
Shqipëria edhe sot, edhe një herë,
për fat të keq,
është, do të jetë e mjerë...
Po vjen11 maj. ????
Të shoh me buzë të plasur
Shqipëri...
E mjerë, e vjedhur je,
Shqipëri
Se shqiptarët për ty s'kanë
Dashuri ( Do të thoshte Çajupi).
ความคิดเห็น