Sa here them
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 21, 2022
- 1 min read

Sa herë i them vetes,
se s’kam për të dashuruar më kurrë,
nis, disa dashuri te çuditshme;
Me vjeshten ndërtoj një ure,
dhe me gjethet,nis te bej mozaike me puthje
qe ia shumefishoj sime bije me ngutje;
Nis te shkruaj lutje per njerzit,
qe nevoje kanë për njerez,
malet i sjell prane , u jap dertet e tyre;
me falin force nga vetja, si ne legjenda;
Sa here shkoj në dere të sime meje,
I puth duart,
E kokën i marr në gji…
Dua formen e Tokes,
që më ben të rishoh të harruarit…
***
Sa here them, që kurre nuk do bie në dashuri…
Nis të dua thellësisht më Shume se Një Njeri…!
Comments