top of page

S’të premtova


Nga Vaso Papaj


S’të premtova mëngjese me diell Në një dimër pa fund. As net të purpurta, Që atëherë s’gjendeshin kërkund.


S’të premtova as agime të përgjumur Në kështjella përmbi retë. As dashuri të gurta, Me pabesi ushqyer, nga besa vet.


S’të premtova parajsë tokësore Rrethuar me ferr, pa purgator. As lumturi false me ngjyra. Ku dhjetori të ngjante qershor.


S’të premtova plazhe, yje hotelesh Mbrëmje rrethuar me gota. As vila, kopshte kotelesh, Që askush s’u trokiste tek porta.


Ti e di: vetëm një gjë të premtova, Sido të ishte: dimër, pranverë, Edhe në mbrëmjet e pagoja, Në zemrën tënde të strukesha përherë.

26 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page