top of page

Ruzhdi Gole: ZOGU I MËNGJESIT

ree

Përhera, ditënatë, një zog fluturon 

nga Kulla e Sahatit të Tiranës

për në bregdetin port 

me kaskë në kokë

dhe me postë 

të kaltër.


Zogu-ag më i hershmi i fluturakëve

kraharon shpejt më vrullshëm, 

sheh mëngjesin ciflosur 

pas një kontrabande 

ose pas hajeve 

sheh 

mëngjesin 

sesi lëpin buzët.


Frymori lart pikas gjithçka, ulet

i bien pendët e i dridhen sytë,

qielli me nishane zbardhet

vojtja thërrmohet ujeve

atdheu im fal çka s'falet

me flamur gjame

me trima huq.


Zogu në qiell

asnjë re të kaltër nuk e gjen

krahëlehtë, rëndë - rëndë,

re xhufkazeza therrmë

i afrohen

ta përpijnë, ta përzënë.


Ku të fshihet Zogu i zogjve

pa eskortë pa kobure 

dhe pa helmetë

ata, që e duan 

kanë ikur tutje moteve

ata që janë afër ia ledhin pulpat, 

për t'i përdredhur më shpejt zverk.


A e keni parë Zogun të fluturojë mbi 

Amfiteatrin dyrrahas, mbi Torrën          

veneciane këtë mëngjes sot,

ende s'e keni parë të vij 

prej asaj Tiranë,

ska shpresë... të shpresojmë ?


Sa e gjatë rruga nga Kulla e Sahatit 

për të mbërritur në Durrësin port,

Oooo, 

Zogu ende s'është ngritur

në ajër, sheshi "Skënderbe"

i dhimburi, jetëpërflakuri

mban në duar zogun 

me postë të djegur 

nga gjaksi

me kaskë në kokë...


Përhera, ditënatë, fluturon ky zog...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page