Ruzhdi Gole: TEJ CAKU
- May 12
- 1 min read

Si të verbërit ...
me gishta e me frymë
e gjej çelësin e shtëpisë
hap derën,
si të verbërit
e gjej dritën
çdo çelës.
Gjithandej dritësohet,
ndoshta terra
kërkon vetes
edhe pak
cak,
po u vonua ajo
t'ik' prej mërzisë sime
të acartë dhe të ndjerë
mund të verbohem në gjak ...
Me gishta fryme gjej gjumin
fik dritën, çel sytë...
mbi trupin tënd
ku i lumnuemi
na jep syrin
kreshtën
e tij
pa gungë...
Përhera
pakëz dritë
na japin të verbërit,
drithërohemi për dritën
thellë dritojmë njeri-tjetrin.








Comments