top of page

Ruzhdi Gole: SPIKAMË

1 hour ago
2 min read

Ruzhdi Gole: SPIKAMË

 

Rrezja spikati

nga qerpiku i drithshëm,

furtuna spikati,

shpejti do të jemi

mes qeshjes, bubullimës

aty jemi...s'i shohim

i shohim tinëz

ngadalthi.

 

Ç'shohim përpara mijëra herë ?

Gjunjtë me më pak lëngje,

shpejt do të jemi

pasardhës të denjë

në një dhëmbje

(mos shëmbje)

do na krisin kërcinjtë,

me e pa shkop

me syze fenerë

në shpirtin

bashkëshortor

pa nëpërkën

reumatizmë.

 

Ç'shohim përpara

mbarëprapthi?

Spikati rrezja,

furtuna

spikati.

 

ECJE PYLLI

 

Mëngjesi, në mjegull, këndellur

pylli plot shtigje

duket

sikur e ka humbur shtegun.

 

Ecën edhe pylli? Ndoshta ...

poshtë me rrënjët

e mpleksura

sipër

shthurrur

sa bota.

 

Gishtrinjtë e acartë të mëngjesit

të gjallë pa thonj e baltë

sot e nesërmi.

 

E paskam humbur unë shtegun

pak, fare pak,

në Bamberg shtigjet

mua më bëjnë të lumtur

m'i kthjellojnë rrugët tempuj

lakadredhas, rrallë t'acartë.

 

Ndoshta ...

rrënjët e mpleksura poshtë

sipër shthurrur botë sa bota.

 

ZOJA NDIH

 

Zoja më e re e këshillit të mirë

thurr dantellën e mëngjesit

me përshpirtje e me fill,

me fillin e etjes

të  vesës,

nën qirinj'

të shpresës.

 

Patjetër kjo Zoj' kaq hijerëndë

nuk puth por don të puthet

lutjet e reja nuk janë

në hënë

por tek ujërat e shenjtë

sot nesër

tek afresku i buzëve.

 

Iu afrova një çast kësaj Zoje

me falje e lajka ëndërrt,

me hojet e saj rroja

k'saj bote

drojeve

Zoti

shtrembër

më shihte

por paprit'.

më ndihu zemër.

 

Zoja e këshillit të mirë

tek afresku i buzëve

gjoja të puth s'din

veson

nuk shterr

puthjeve...

 

SHAMI BOTE

 

M'u rrit mjekra sa u rrojta,

goja lidh

me shami

nga bota,

sytë pak rrezm,

bëj të dal përpjetë

ka gropa

dimëra të sertë

nga mortja,

 

lëvrijnë shpejt

gjarprinjtë

epokash...

 

...dikur isha qytet..

 

Pash më pash tash

rrënojë hoplash,

gojëlidh'

me shami

nga bota.

 

DRITARE PLUMBI

 

Fluturuan, fluturuan gjer sot ditët

me dritare të mbyllura përqark,

Ylberi nuk doli

diku rronte mëditës

ndritën stuhitë

paprit'

brofje ngadaltë

 

Me çark dita zuri çfarë mundi

ndoshta njeriun e lodhur përreth,

fluturan ditët me dritare prej plumbi

që ne jashta qentë mos t'i ndigjonim

por ata lehnin shqyeshin brenda nesh.

 

Fluturan dritaret e ditëve prej plumbi...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page