top of page

Ruzhdi Gole: SKICA TË SHPEJTA VERIU

14 hours ago
1 min read

Ruzhdi Gole: SKICA TË SHPEJTA VERIU

 

*

Dega plot gjethe

troket në dritare

ndjen ftohtë,

e hap dritaren

në të gjitha çastet

dega të hyj brenda

brenda hyjnë

veç zogjtë.

 

Era kokulur ikën

kërkon falje

dega gjethesh ...

sonte

gjer vonë

ndoshta

në të nesërmen.

 

Po zogjtë?...

 

*

Zogjtë me një gjeth në sqep

mikpritje e re k'saj frrullize,

vjeshta në Bolzano

nuk jeton me bletë

bleta

nuk i vjeshton hiret.

 

*

Tani, këtu gjithçka

e njohur ndryshe

mes një bote

njëherë 

me hove

një kohe

me huqe...

 

Ç'shembëlltyrë e re e e vlagët

afrohet me flatra të kuqe

e xixëllonjtë, e njelmët,

hapat shkrijnë borën

njëherë vranët,

njëherë çelët...

 

Në Bruniko

dimri sillet

si një i verbër...

 

*

Via Matteoti...

Lodhja shkund krahët

afron gjithë stolirat

heshtja duarkryq

nuk bredh kotkoti.

 

Heshtja rrjedh

gëzon heshtjen

mes nesh përsëgjalli

zërat ndizen ecje

përkrah me vjeshtë

 

Via Matteoti

malin zbret

ngjit malin...

 

*

Mbrëmja këtu gjithë fruta

shpesh druhet përskuqje

çdo kokërr motake

mallohet

nga puthja,

gjethja i shkel

syrin gjethes

plot hovje tutje

s'drithmon

buzëve

të purpurta.

 

Prej mbrëmjes

përtërihen të gjitha :

gruaja në krahët e ëndjes

qumështi kur gjinjtë menden

 

me daltën e hënës skalitet nisja.

 

Mbrëmja druhet përskuqje

andej nga ka ardh'

në Bolzano

në malin përqafim

zjarrmi e lugje

në Durrës

në valën

këmbëshpejtë

së shpejti pulëbardhë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page