Emine S. HOTI: U bëfsh drita e Dardanisë!
22 minutes ago
1 min read

U bëfsh drita e Dardanisë!
Këngë djepi
O bir, gjumë të ëmbël,
o i miri, i bukuri dheut,
pafsh ëndrra të bukura,
me Teutën e Skënderbeun.
Bëhu i ditur edhe trim,
punëtor dhe atdhetar,
Dardania të lulëzojë,
të na bësh ne krenar.
Vitet shpejt do kalojnë,
ti do rritesh si shqiponjë,
nënë e babë do gëzosh,
do nderosh flamurin tonë,
Po të na vijë armik te pragu,
për atdheun do të luftosh,
trim i madh si baca Ademi,
atdheun do ta mbrosh.
O i miri, i bukuri dheut,
fjalë zemre të kam qëndis,
zoti i madh ty të bekoi,
u bëfsh drita e Dardanisë.








Comments