top of page

Ruzhdi Gole: SI ETJA ME DUHESH

  • Sep 10, 2025
  • 2 min read

SI ETJA ME DUHESH


               -------------------------------



Shëndet bore

 

Si etja më duhesh, si etja e gjunjëve

t'shpejta vrullni e re ne sa të feksim,

si vala më duhesh si vala e ujrave 

me trokthe të lashtë 

me frymën 

e të ecurit,           

 

si dega më duhesh 

si dega gjethe asht,

si bora, dëbora që 

shkri' ndjek veten

na përndjek 

vetëm çast.....

 

Si etja më duhesh, si etja....

 

 

Andërr në mue

 

Ende pa t’pa. Andërr në mue -  

Dihatja gjen tek ne një vah

me pak thirrma paksa

na ndanë...pa na nda

pyjet.

 

Prekje andërrt ende pa të prek,

tek retë asht e vogëlth shpella

livadhi lazdron 

fllad e bletë.           


Andërr në mue ende pa t’pa                  

na afrojnë lëbyrjet këqyr                     

plot deje pyjet...

 

... verbër asgja...

 

Degë arome

Ardhi Zonja, zonja me ojna,

zonja me tone, beftë ardhi

me lëndina të njoma

dy gisht me hone.

 

Ardhi zonja 

dantella ëndërrt

me syrin pak vëngërt,


ardhi zonja

me veshje t'holla

lojnat përmendësh.

 

Veç frushullima feks haresë

tej përtej trishtimit kometëz,

mesnatës degë aromash

akoma s'ka ardh’ e s'ka

me ardh' zonja

 

Zonja - kujtim i freskët.

 

Fiskajë

 

Si t'ia baj oj, drandofille

fiskajë përskaj m'shtin

me naze, hile...

 

Mos me m’xan hilja....

 

Me m'xan shtimja                 

syth ... fiskajë

drandofille

në ç'stinë

prajmë ?

 

Unazë reje

 

Dashtë jena me trazue veç veten        

sikur vetëm njëhera me u dasht'             

ndër p'llambë p'llamba do vjel                 

të kremten në kishëzën e re                     

tek kumbanorja ag.

           

 Në një gisht hollak fatlum

mall edhe përndritje

mbaj unazë rrezesh

fanitjet...

 

Vranësi fatlume

 

T'i paskam thanë të tana çka m'tha hana

jo veç veç për rimë, nga tan’ vranësinat                                              

ajo më e bardha : vrundulli yt

me rr'fe fatlume

në brinjë.

 

T'i kam shkrue rrëmbimthi ç’më shkroi

gishti paq mbi lëkurë, nga t'tanat

rrëmbimet ai më i brishti

gja s'rrëmben                           

rrëmbimthi                                

s'mrrudh.

 

T'i kam mbjellë në vena të tana filizat

t'i kam vjelë frutat, përtyp bërthamë,    

Flora qesh shumë herët rrëfenj’

nga rimat - vrundulli në brinjë              

vran’si burbuqesh

plot hanë....  

 

T'i kam thanë të tana çka më tha hana?

 

Rima


Ia kemi ndigjue zanin njani - tjetrit       

as përfytyrue e as pa f'tyrat tona,         

Po u pamë ... shpejt, së shpejti              

s'do ia lexojmë shoshoqit sytë         

sytë tanë rimojnë qysh herit                                            

 

Ne do të na lexojnë

shkronjat..

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page