top of page

Ruzhdi Gole: SFERA PLOT FRYMË

  • 5 hours ago
  • 3 min read

          (poe-prozë)

 

Ben,

Hija vret njeriun

apo njeriu përpiqet

ta vras hijen e re të tij ?

Mundet? Nuk mundet?!

 

-Miku im,

kjo vetvrasje

gjetje ëndrre

dhe zhgjëndre.

Ooo, ç'vemëndje!

 

Mund të jetë edhe dashni

por dhe çengel i ri ndoshta...

 

Spikasin të përsosura

përmasat e njeriut

janë të kategorisë

së parë, coha

e veshjeve

pa sharë. 

 

Ku fshihen krehëri, brisku, parfumet ?

 

Njeriu i vrarë...vetvrasës

si përhera aq energjik,

aty-këtu asnjëherë

i njëtrajtshëm.

 

Sfera e jetës dhe e përtej jetës

pranë, veç - veç, të ndara

asnjëherë.

 

Sferat janë portrete më vete.

Kompozimi pjesë - pjesë.

E tëra e sferave është

më tepër se ato.

 

Si ringjallet koha, koha e florinjtë,

floriri i vërtetë vjedhur ndërkohë?!

 

-Ben,

Si qënka karikaturë ky Hark Triumfi ?

Plot domethënie, i gjithi në gjithçka

i plotë dhe ende çelës kohërash

këtu, atje, gjithkund?

 

Kjo është njëherë vrasje e gjelbër

dhe njëherë vetasgjësim frymor.

 

Brenda një kompozimi

natyra dhe njeriu

therrorë.

 

Mençur pranëvenia, e qartë,

e kuptueshme. Dhe ngjyrat                

duken se aty dhembin,

trishtohen.

 

Miku im,

fola me Hiqmetin.

Dëgjohej zë shumë i lodhur.

 

Ben,

është hera e parë që është shprehur

i pafuqishëm. Sa herë flas me të

zëri i tij më tingëllon po ai

i dikurshmi, veçanërisht

mendimet, gjykimet.

 

Natyrisht, të jetosh gjatë pa gruan,

të jetosh kohë e kohë në karrike,

të jetojnë 2 burra AtBir

tmerrësisht keq

për....

 

Ben,

është sakrificë vetmohimi i vetes

dhe mohimi lehjes njerëzore.

E hirta përcjell mendim,

gjendje jo njëtrajtshme

të njeriut, qenies

detajeve.

 

Çdo sy i hollë sheh ndryshe nga tjetri.!!!

 

Ndonjëherë,

vet e pashpjegueshmja,

është më e qartë se çdo tekst tjetër.!!!

 

Prandaj punimet e tua nuk kanë

nevojë për asnjë

titull.!!!!

 

Si po të ecën Puna

me galerinë tënde

dhe albumin?

 

-Miku im,

sa shpejt përshtatet njeriu, aq shpejt

përpiqet të gjej tjetër vjegëz,

një buzagaz e sy ngjyrash.

 

A thua i gjen tjetër kund?

 

Fantastike!

Veç një mendje e hollë krijon

kaq mençur gjithçka ku

njeriu e bota e mjedisi

veçmas ecin përkrah.           

 

Detajet, ngjyrat aty ndizen,

ndahen pranëvien, edhe

me dritë, edhe me hije.

 

Çuditërisht shoh një litar !!!

Ky litar aq sa nuk të tremb

aq është i marrë!!!

 

-Ben,

vajza e Hiqmetit ka qenë në Vlorë.

Është kthyer përsëri në Athinë.                               

 

Pjesë jeton tani Njeriu njeriut...

 

Do ta marr vet në tel. Benin - më tha.

Më foli për ftesën tënde me dal,

por tha : " nuk mundem.!"

Ti bëj ç'të mundesh.

 

-Miku im,                                                  

gjetja, gjetja e njeriut mbi gjithçka!

Duket e thjeshtë, por mbart

një dhemshuri që jo

çdo frymor e ka.

 

Shenjestra për njeriun duket si rastësisht,

por rastësisht është veç pëllumbi.

 

Më pafajshmi, i sakrifikuari.

 

Ndjesi, shpirt i butë, një tis tragjizmi

përhera veç prej njeriut ndaj njeriut,

frymorëve të tjerë, të k'saj natyre,

shpesh beseprerë ...

 

-Miku im,

SHPIRTI është çelësi më i vërtetë dhe magjik i kësaj bote,

çelësi që merr formë sipas bravës,

llojit, gjinisë  së gjindjes njerëzore.

 

Një çelës sa i akullt po aq i prushtë,

i butë, kërcënues, prej puplash

dhe  prej gjembash.

 

Një çelës

për një gojë të vogël brave,

për një gojë të pambarimtë.

 

Ku gjendesh ky çelës,

ku fshihet?!!

 

Patjetër, njeriun kërkojmë, njeriun

e mendimit, aty e gjejmë, e duam,

e humbasim, përpiqemi

ta gjejmë sërish.

 

Me portret të vrazhdë, vrazhdë aspak,

ky mendimtar diogjenik - pasqyrë

filozofie qysh nga Aulona

dhe Dyrrahu i lashtë.

 

Tek ne ka mbërritur, ca i zhgënjyer,

beson tek njerëzimi jo veç tek yjet...

 

-Ben,

nuk ka vetëm Deti

peshq dhe rrjetagrepa,

të ngopur e të pangopur,

të frikësuar e të shprishur.

 

Arti i vërtetë jeton pa tituj!!!....

 

Këtu është vet dituri-jeta

me thirrmat, thurrimat

dhe thërrimet e saj.

 

Simbolika është e qartë

nëse vrasim mëndjen.

E vrasim mëndjen

jo gjer në cakun

e tej cakut

të artë.

 

-Miku im,

Njetrajtshëria është pa fytyrë!!!!

 

Ç'është kjo vrasje e re, vetvrasje

me fishekë pikëllimi,

zhgënjimi,

fataliteti?

 

Ia kemi dëgjuar krismën ?

A do ia dëgjojmë?

Kjo shembëlltyre

fati na afrohet

tinëz!!!

 

Tek ne e Vërteta ka mbërritur

duket ca e zhgënjyer,

beson tek njerëzimi

jo veç tek yjet...            

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page